• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Rritet numri i pacientëve nga aksidentet në trafik

Publikuar: 25.07.2012 - 13:04

Prishtinë, 25 korrik - Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njofton se bazuar në raportin gjashtëmujor të punës, vërehet  shtim  i rasteve që kërkojnë ndihmën mjekësore si  pasojë e aksidenteve në trafik.

Në Klinikën Emergjente gjatë periudhës së lartcekur ka pasur 763 pacientë që pas aksidenteve në trafik, kanë kërkuar ndihmën emergjente mjekësore.  Bazuar në raport, 3 persona kanë vdekur pas plagëve të marra nga aksidentet.

Nga  numri i përgjithshëm i të aksidentuarve 2% e atyre që kanë kërkuar ndihmën mjekësore kanë mbetur me invaliditet të përhershëm, përderisa 0.5% kanë pësuar  lëndime të rënda trupore që kërkojnë trajtim në periudhë më të gjatë kohore.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës,  përkatësisht  Klinika Emergjente,  apelon tek shoferët  e automjeteve të jenë më të kujdesshëm gjatë vozitje duke i kontribuar ruajtjes së shëndetit të tyre.

Në gjashtëmujorin e këtij viti, Klinika Emergjente ka kryer gjithsej 3.975 vizita mjekësore, prej tyre 554 pacientë të pranuar në Klinika të ndryshme në QKUK, 463 intervenime ,1.206 pacientë të reanimuar dhe 149 operacione emergjente.











 

Komente (1)

Bali Katravella 25.07.2012/17:30

PAK KAN VDEK E JAN LENDU QYSH E LYPIN TU VOZIT SI ME KA TE QMENDUR I KAN MARR LEJET ME PARE POLICI SKA NE KOSV KUSH NUK TE JEP PERPARSI

1000  Karaktere
Prishtinė 14°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 14°CShi i lehtė
Shkup 20°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell