Policia shkatërron parcelat me kanabis në Lazarat, banorët qëllojnë me armë

Artikujt tjerė
- Policia shkatërron parcelat me kanabis në Lazarat, banorët qëllojnë me armë
- Tiranë: Gjenden predha të Luftës së Dytë Botërore
- Në rrugën Laç-Lezhë, lëndohen 4 anëtarë të familjes nga Kosova
- Zjarri prej pesë ditës në pyjet e Deçanit rrezikon të dalë prej kontrolli
- Shkelet çiklisti për vdekje
- Rishfaqen maskat në Shqipëri
- Grabitje si në filma e argjendarisë në Fier (video)
- Konvikti i studentëve në kryeqytet përfshihet nga flakët
- Shpërthen mina, tre të plagosur në kufi me Tropojën
- Sarandë: Gjendet i pajetë 79-vjeçari i zhdukur prej 5 ditësh
Gjirokastër, 10 korrik Policia vijon aksionet kundër kultivimit të bimëve narkotike në fshatin rebel të Gjirokastrës, Lazarat.
Forcat RENEA, Delta Force, FNSH-ja dhe policë të Gjirokastrës u angazhuan sot në një operacion për shkatërrimin e parcelave me kanabis, ndërkohë që arrestuan edhe 5 punëtorë, të cilët po ujisnin bimët narkotike.
Ndërhyrja e policisë shkaktoi reagimin e banorëve, të cilët qëlluan me armë në drejtim të uniformave blu. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Ndërkohë policia u ka bërë thirrje banorëve të Lazaratit të distancohen nga personat me precedentë dhe ka paralajmëruar se do tu kundërpërgjigjet atyre që shtien me armë në drejtim të forcave të policisë, transmeton REL.
Mësohet se deri tani janë asgjësuar rreth 5 mijë bimë narkotike, ndërsa aksioni vijon. Operacioni po ndiqet nga afër edhe nga zv/ drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku.








