Tiranë: Gjenden predha të Luftës së Dytë Botërore

Artikujt tjerė
- Aksidentohet një familje kosovare, dy të vdekur
- Zvicër: Merren masa kundër hakmarrjes ndërshqiptare
- (Vet)vritet në kafazin e tigrave
- Përpiqet të shpëtojë të fejuarën, mbytet në Drinin e Zi
- Identifikohet viktima e trafikimit, arrestohet një i dyshuar
- Në Itali vdes shqiptari 49-vjeçar nga vapa
- Në Kosovë kapen nëntë falsifikues të rrezikshëm
- Konfirmohet aktakuza një trafikanti të njerëzve
- Aksidentohet autobusi në Maqedoni, 30 ushtarë të lënduar
- Supremja urdhëron rigjykim në rastin e korrupsionit në polici
Tiranë, 9 korrik - Një sasi e konsiderueshme predhash të vjetra, të cilat sipas ekspertëve i përkasin kohës së Luftës së Dytë Botërore, janë gjetur gjatë punimeve të rrugës Tiranë-Elbasan, në afërsi të komunës Bërzhitë.
Mëngjesin e së hënës, mjetet që po punojnë për gërmimin e tokës, ku pritet të kalojë autostrada Tiranë - Elbasan, kanë zbuluar edhe predhat e vjetra, ka transmetuar TCH.
Policia ka rrethuar zonën, në pritje të ekspertëve ushtarakë të cilët do të bëjnë edhe shkatërrimin e predhave.
Ata mendojnë se rreziku është minimal duke patur parasysh faktin që predhat nuk mund të shpërthejnë, ndërsa janë shumë larg nga zonat e banuara.









une11.07.2012/22:14
po duhet ta rujn se e vjedhin me shit per kg metal