• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Vriten babë e birë në Zvicër, dyshohen miqtë e tyre!

Publikuar: 06.07.2012 - 21:19

Solothurn, 6 korrik - Në një shtëpi fshati në Oensingen të Solothurnit, natën e së enjtes, nga persona të panjohur janë vrarë dy veta dhe një tjetër është plagosur. Dy të dyshuar janë arrestuar pak kohë pas ngjarjes.

Ndërkohë merret vesh se të vrarët janë dy shqiptarë nga Kosova, babë e djalë. Siç tregon Zyrafete B. për mediet zvicerane, bashkëshorti dhe djali i saj ishin duke pritur mysafirë që u vinin nga Franca.

“Pastaj ka cingërruar mobili i djalit tim. Vëllai i nuses dhe babai i tij kishin ardhur dhe po pritnin jashtë oborrit. Djali u është afruar mysafirëve. Mandej kam dëgjuar një zënkë. Kisha frikë”, tha ajo.

Ndërkohë grupit i është bashkuar edhe burri. Ishte dëgjuar babai i nuses të thoshte se ai nuk do ta linte më vajzën e tij në këtë shtëpi. Dhe pas kësaj janë dëgjuar krismat e armëve.

I kontaktuar nga portali Albinfo.ch, zëdhënësi i policisë së Solothurnit, Bruno Gribi bëri të ditur se të vrarët janë një burrë 51 vjeçar (Hysen B.) dhe djali i tij 26 vjeçar (Përparim B.). Ndërkaq i plagosuri, një burrë 43 vjeçar, është i afërm i familjes së të vrarëve. Ky i fundit gjendet në shërim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Gribi tha se dy të arrestuarit janë me shtetësi zvicerane. I pyetur nëse ata janë zviceranë të natyralizuar, ai tha se policia nuk jep informata të kësaj natyre.

Krimi është kryer me një pushkë automatike dhe me një revolver.

Komente (16)

Zemra e Nènès12.07.2012/09:23

nuk po i kuptoj kto njerz......??????
si po mendojn se shkon jeta kshu ka i kruhet mfalni ne shprehje cikes mu martu tana kahet se spe du edhe e sjell veten deri ktu marre duhet mi ardh asaj gru mu kan si ajo moti e kishna ... vetin se krejt per shkak te saj asht bo kjo ... sje dhe besoj se kjo ... sje esht bo me plan..... vet jam non dhe jam e re mjer ajo noné shka e ka gjet e humb djalin dhe burrin per ni cur ci sja ka dit vleren burrit e i ka majt mend nalt e teposht e ka bo plane se cysh me ik marre marre marre... ... sje per ksi raste ndodhin vec te shiptar und spo e kuptoj pse nuk u da si njeri po e ka ... burrin dhe vjerrin... shiptar kudo ci jeni burra e gra jetoni sipas ligjit e jo sipas trimnis ci e kini se marre duhet mena ardh kapo shkojm na thojn ... ses pom vjen marre kapo heci ktu ne zvicer se e kan sill punt shiptar mio mar inat e tollosum ktu jemi ne zvicer e jo me kosov maqedoni apo shqipri spo kam komente per kto ndodhina ju pershendes gjithve para se te veproni mendoni

D.B09.07.2012/13:17

Ingushelloj Familjen B. dhe po ju them se qetu ne CH ska pas as ska Familje ma te ndershme si Babai si Djemt se ika pas keta te ... rt po si thoj ipa fajshimi gjithmon ehan, po mos te raft hise miku tradhtar dhe reja apo gruja e ... se fjalet egrave ebejn kete por burri i dobet eipa ndergjegjeje njerzore ben si keta te pejse he Allahu ju ktheft ju ardht ka mose kujtofshin atyne gjakpirsave. E familjen ete Vrarve Allahu ju dergoft gajertin,ata Allahu i shperbleft ne lule te gjenetit !!!

msime09.07.2012/02:53

Ktu duhet me u nda e jo me ndodhe kto.Morali ne Perendim nese eshte ne pytje ndahet u kry puna,deri aty e kan dashte njani tjetrin edhe ndahen shkon me tjetrinen Fund.Jo me ndodhe tragjedi e hakmarrje ..

los zetas08.07.2012/22:30

hej i ka ... per kurgja hiq une di historin e ktunve dhe ne qoftese doni me marr vesh te vverteten hini te los zetas ne facebok e une ju tregoj se shiptart e suharekes e kan nersy e jo si te pejes duke ju dal tinxa se une ju tregoj te verteten e ktu nuk bahet fjal per femer po per trimerin e ktynve te vdekurit qe jua ka tut ni zvicer dhe kujdes se qfar jeni tu shkru se kta jan rac e paster e paster e bajes te afer te bajes se malisheves

luli08.07.2012/11:22

Askush sta jep qiken me i shfry nevojat sadiste.

hardin tulla07.07.2012/13:28

aaaaaaaaaaaaiiiiiiiiiiii po zi ahala sumushen shqiptart men me i pas ... dy serb na kish nimu diqka amu dy shqiptar me i var ma zi ska ishalla zoti ju nimont te gjithve e ju jep mend.

realisti07.07.2012/12:44

gjdokund ndodhin ksi ... sje. Nese mendoni se vetem shqiptari vret per moral shum keq gaboni. e lexuat lajmin para dy dite se italiani kishte mbytur gruan ngase nuk ia kishte tolerue shfalerken me jetue me te. Dhe shum e shum raste te tjera.

Nina07.07.2012/11:58

Ah, shqiptaret e shkrete..dergoi ku te duash ata mbesin te eger se te eger! Me zakone te mesjetes jetojne..pusi i marret sic i ka marre!Na turperuan gjithandej!

Gryka07.07.2012/11:49

Nuk e di a ka qene mik shpije apo mike bije, miku i bise ta fike pragun e shtepise,.........

Beni07.07.2012/11:42

o ti D.H...zviceran i natyralizuar do te thote qe e ka fitu shtetesine me vone..krejt ju qe keni mar shtetesi zvicerane jeni te natyralizuar ata vendalit jon shtetas

arianiti07.07.2012/10:47

moral ka gjdokund. Nuk shtihen te gjitha gjerat ne nji thes. Ka moral edhe te te gjitha nacionet. Mirpo dikund ma pak e dikund ma shum. Por morali gjdoher egziston dhe do te egzistoj por jo te të gjith.

Trimi07.07.2012/10:34

Kur tja jepsh vajzen dikujt sduhet mej tregu ku me jetu vajza, apo ne qfar shpije me jetu. Nese ka qen ky shkaku ati tipit, ka me hanger furra se shqiptari sta fal kurr.

hasn hasani07.07.2012/10:01

heren tjeter mos i mallteritone nuset mazi se kafsht se shum familje shqiptare po sillen keq me nuset e tyre si me kan taliban afganistan

quni07.07.2012/07:13

ani mir edhe ne zvicer tash jen tu u ... shikurisht per shka vajzave moralit ska mo moral tek shqiptaret

Pirustae07.07.2012/01:25

Vetëm dëgjo marrëzitë e shqiptarve. ncncn sa njerëz pa pikën e marres. Me vjell t'vjen kur i ngon ksi ngjarjesh shkaqet dhe nga kush.

D.H.06.07.2012/21:28

Vrasesi ka emrin Bekim B.
Une vete jetoj ne kete vend, dmth. nuk jane zvicrane te natyralizuar po shqiptar me shtetesine zvicrane.

1000  Karaktere
Prishtinė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu