• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Në Itali, gjendet i vrarë shqiptari 34-vjeçar

Publikuar: 23.06.2012 - 18:24

Bergamo (Itali), 23 qershor  - Një 34-vjeçar shqiptar u gjet i vrarë pasi qe goditur me thika në brigjet e lumit Morla pranë qytetit të Bergamos, bën të ditur media italiane. Kufoma e shqiptarit u vu re fillimisht nga një banore e zonës, e cila njoftoi policinë.

Kanë filluar hetimet për të zbardhur rrethanat e vrasjes. Viktima u identifikua si Sabaudin Bregu, i cili qe punëtor dhe banonte në Villa di Serio; transmeton TCH. Ai qe babai i një vajze 4-vjeçare dhe policia zbuloi se pati vdekur i qëlluar së paku 15 herë me thikë, nga të cilat, 10 plagë i kishte në kurriz.

Ndërkohë, më 21 qershor, një shqiptar tjetër 26 vjeç mbeti i vrarë aksidentalisht pasi tentoi t’i largohej një kontrolli policor pranë qytetit të Sienës. Kuestura Italiane njoftoi se pati ndaluar për kontroll gjashtë makina, mes të cilave edhe një volksvagen golf. Makina që drejtohej nga një shqiptar tentoi të largohej duke aksidentuar dy karabinierë. Karabinjerët thanë se patën qëlluar në ajër për paralajmërim, por pas përplasjes, një plumb goditi aksidentalisht shqiptarin. Në makinën e tij u gjendën 10 kilogramë marihuanë.

Një numër i madh shqiptarësh gjenden në burgjet e Italisë të dënuar veçanërisht për trafik lëndësh narkotike.

Komente (1)

suki24.06.2012/14:17

mozomakeq per ne shiptaret

1000  Karaktere
Prishtinė 23°CI kthjellėt
Tiranė 23°CI kthjellėt
Shkup 25°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme