• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Nga një muaj paraburgim për tre muziktarë gjilanas

Publikuar: 23.06.2012 - 15:04

Gjilan, 23 qershor - Gjykatësi Abdullah Ahmeti iu ka caktuar nga një muaj paraburgim Ardian Xhaferit, Besnik Fejzullahut dhe Burim Osmanit, që të tre të dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.Sipas aktvendimit për zhvillimin e hetimeve, Xhaferi e Fejzullahu dyshohen se më 15 qershor, në lagjen Dardania, me paramendim dhe me dashje kanë tentuar të privojnë nga jeta Burim Osmanin.

Sipas hetimeve Ardiani ka qenë i pajisur me revole të panjohur dhe me atë rast i është vërsulur Burim Osmanit, duke shtënë disa herë në drejtim të tij, duke vënë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë.

Ardian Xhaferi, këngëtar i grupit muzikor “E7”, dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve”. Kurse Besnik Fejzullahu dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”, njofton portali rajonipresss.

Ndërkaq, Burim Osmani, i njohur me nofkën “Duda”, me profesion këngëtar i grupit muzikor “Double G”, pas konfliktit fizik që ka pasur me të pandehurin Ardian Xhaferi e Besnik Fejzullahu, ka tentuar t`i privojë nga jeta këta dy. Osmani me revolen e tij “M-57” ka shtënë disa herë në drejtim të Xhaferit e Fejzullahut, duke rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë. Një nga predhat e Osmanit e ka goditur në gjoks shkarazi Besnik Fejzullahun.

Duda (Osmani) dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”, “mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve” dhe për veprën penale tjetër “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”.

 

Komente (2)

dema23.06.2012/16:53

i paske marr ne qaf ata thmi oo dudoo

Atdheu23.06.2012/16:25

Një fjalë e urtë thotë"KUSHË KËNDON, VETËM MIRË,SE KURRË KEQ NUK MENDON".Por për këta kuazi muzikantë kjo nuk paska vlerë.Por këta mirren me muzikë të huaj, e të cilën dëshirojnë ta "përvetësojnë",si hiphop, rjep e ç'rep. Vetë mënyra se si vishen,sjellja në rrugë e skenë të gjithëve e tyre të jepë të kuptoshë, se çfarë niveli artistik kanë këta "këngëtarëmuzicient".
Më heret u rrahen ai farë Ledri me at tjetrin per femër, sot këta kanë tentuar ta ... sin njëri tjetrin me rrevole, neser ku me dijtë se çka do të ndodhë.Dhashtë zoti asgjë.E për çka, për PRIMAT, sigurisht.

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 17°CShi i lehtė
Shkup 19°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell