Ia vjedhin pyllin dhe e rrahin deri në alivanosje 71 vjeçarin

Artikujt tjerė
- Arrestohet në aeroportin e Tiranës një kosovar me identitet të rremë
- Kukës: Bie në pus, humb jetën fëmija 9-vjeçar
- Në Gjermani kapen 4 kosovarë me 99 kg marihuanë
- Në Itali kapet shqiptari me 44 kg marihuanë
- Humbet pa gjurmë Kasem Osmani nga Leshtani i Gorës
- Një 24-vjeçar vdes duke mbledhur skrap
- Aksidentohet një furgon me fëmijë kopshti
- Arrestohen pesë të dyshuar për vjedhje të rënda
- Dogana në aksion kundër kontrabandës
- Ia vjedhin pyllin dhe e rrahin deri në alivanosje 71 vjeçarin
Suharekë, 25 maj - B. Bujari(1941) nga fshati Duhël i Suharekës është sulmuar dhe është rrahur keq nga 3 persona të cilët po e vidhnin pyllin e tij, ka njoftuar të premten Zyra e Informimit nga Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit. Policia e Suharekës gjatë shikimit të vendit të ngjarjes i ka gjetur aty 2 dhëmbë të mbetur të plakut të thyer gjatë rrahjes nga të dyshuarit. Sipas njoftimeve i moshuari derisa po ruante bagëtinë në afërsi të fshatit, kishte dëgjuar se dikush po priste dru me sëpatë në pyllin e tij dhe ishe afruar të shihte se çpo ndodhte. Aty ai i kishte takuar 3 persona që po vidhnin dru dhe pasi ai ishte ankuar dhe kishte filluar ti shkruaj në një gurë targat e Furgonit, pronë e të dyshuarëve, ata e kanë sulmuar plakun me sëpatë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore e më pas kanë ikur në drejtim të panjohur.
Plaku, sipas njoftimeve të policisë, kishte mbetur i alivanosur në vendin e ngjarjes dhe vetëm më vonë i është kthyer vetëdija dhe ka arritur që të zvarritet deri në breg të rrugës ku është parë nga kalimtarë të rastit të cilët e kanë dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Suharekë, prej nga është transferuar në Spitalin Rajonal në Prizren. Sipas informacionit policor mjekët nga spitali, kanë raportuar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është ndalur për trajtim mjekësor. Polica është në proces të hetimit të rastit.


xhia26.05.2012/18:47
policia jon po u ndihmon kapak

Halori26.05.2012/10:14
Mozomakeq në çfarë shkalle bijnë të pa njerëzit. Në pronën e tij e ta lënë për të vdekur dhe të ikin të fshehin gjurmët si kriminelët serbë.

diku25.05.2012/20:56
deri kur kjo qmenduri o shteti jon








artani27.05.2012/00:14
O XHAXHI ENVER PO KU JE SE SHQIPRIA KA NEVOJ SHUM SHUM SHUM PER TY ZGJOHU ZGJOHU TE LUTEMI.