Dënohet me 4 vjet e gjysmë burg për grabitje dhe tentim vrasje

Artikujt tjerė
- Në Gjermani kapen 4 kosovarë me 99 kg marihuanë
- Në Itali kapet shqiptari me 44 kg marihuanë
- Humbet pa gjurmë Kasem Osmani nga Leshtani i Gorës
- Një 24-vjeçar vdes duke mbledhur skrap
- Aksidentohet një furgon me fëmijë kopshti
- Arrestohen pesë të dyshuar për vjedhje të rënda
- Dogana në aksion kundër kontrabandës
- Ia vjedhin pyllin dhe e rrahin deri në alivanosje 71 vjeçarin
- Arrestohet Kujtim Lika, më i kërkuari nga FBI
- Dy tropojanë në pranga për drogë e armë
Prishtinë, 25 maj - Fevzi Zeqa, i akuzuar për grabitje dhe tentim vrasje në dhjetor të vitit të kaluar, në qendër të Prishtinës, është dorëzuar të enjten. Ai para trupit gjykues ka pranuar kryerjen e këtyre dy veprave penale për të cilat ishte arrestuar ditën kur i ka kryer. Pas kësaj, ai automatikisht është shpallur fajtor dhe është dënuar me katër vjet e gjysmë burg. Ndërkaq prokurori i rastit, Blerim Isufaj, nuk është ndarë i kënaqur me dënimin.
Kam paralajmëruar ankesë në shkallë të dytë, ka thënë Isufaj.
Fevzi Zeqa, 30-vjeçar nga Vushtrria, natën e 23 dhjetorit të vitit që shkoi e kishte plaçkitur Blerina Sadikun, 26-vjeçare, nga Prishtina, në rrugën Ilaz Kodra në lagjen Dardania, si dhe e kishte plagosur me thikë Bujar Asllanin, 18-vjeçar, nga Prishtina, i cili po përpiqej ta shpëtonte 26-vjeçaren, të cilën Zeqa po e plaçkiste.
Blerina Sadiku atë natë kur ishte përballur me plaçkitje, kishte qenë në shoqëri të vajzës së hallës. Ajo ishte nisur drejt stacionit të autobusëve për të udhëtuar për në Mitrovicë. E gjitha kishte filluar pasi që Zeqa ia kishte prerë rrugën dhe e kishte kapur për çante. Ajo i kishte bërë rezistencë për disa minuta, duke mos e lëshuar çantën nga krahu. Bujar Asllani kishte dalë atë natë për xhiro së bashku me një shok dhe më të dëgjuar zërin për ndihmë ishte afruar te Blerina. Përderisa Bujari po përpiqej ta largonte plaçkitësin, ai kishte nxjerrë thikën dhe e kishte therur në bark. Më pas ishte rikthyer edhe njëherë te Blerina, dhe duke tentuar tia presë rripat e çantës ia kishte gërvishtur dorën edhe asaj me thikë. Pas këtij tentimi, Fevzi Zeqa kishte arritur ta grabiste çantën dhe ishte larguar për tu zënë pas pak kohe nga policia.
E dëmtuara Blerina Sadiku ka thënë për gazetën se Fevzi Zeqa përmes disa vërtetimeve se është i sëmurë nga epilepsia dhe me arsyetimin se ka gjendje të rëndë ekonomike, gjë e cila e ka shtyrë të bëjë një akt të tillë, është munduar që të justifikohet për veprat e kryera.
Ajo që ka bërë ai nuk arsyetohet me asgjë. Një numër i madh i popullit tonë është në gjendje të rëndë ekonomike, por kjo nuk është arsye për të bërë krim. Po ashtu as sëmundja nuk është. Njeriu i sëmurë nuk mundet me dalë e me plaçkit njerëz të pafajshëm dhe nuk tenton të vrasë njerëz, ka thënë Blerina.
Sipas Blerinës, duke marrë parasysh që është rrezikuar direkt jeta e saj dhe e Bujar Asllanit, dënimi është dashur të jetë edhe më i ashpër.
E i ati i Fevziut, Remzi Zeqa, është shprehur jashtëzakonisht i pakënaqur me vendimin e gjykatës. Ai veprimin e të birit e ka arsyetuar duke thënë se ai është njeri i sëmurë dhe nuk ka ditur çfarë po bën.
Fevzia e ka epilepsinë. Nuk ka pas para me ble barna. Pat mbet pa to një javë, dhe kjo ka qenë arsyeja që ja ka marrë çantën asaj çikës, ka shpjeguar Remziu.
Remziu ka thënë se i biri i tij nuk do të mund ta përballojë burgun për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore. Madje ai ka treguar se Fevziu e ka lënë të fejuarën shtatzënë dhe në rrezik të madh.
Ajo çika ka ba be, se nëse Fevzia dënohet, do të bëjë vetëvrasje. Më zi do ta marrë në qafë edhe beben, ka shtuar Remziu, baba i të dënuarit.


sylejman berisha 25.05.2012/17:48
turp turp turp per gjygjsin e kosoves se ket kriminel u duft me denu maksimum vajto e shkret shqiptari per ENVER HOGJEN

BAJRAM LLAPASHTICA25.05.2012/10:34
o remzi ti vet asht dasht me lajmru ne polici.po qka te vyen aj bre.shum ma mir mos me pas,se me dor tem pa e ... se kisha lan

Miran Marku25.05.2012/10:22
.....ev gjygjesi he bi, vjedhje ma arme, tentim ... sje, plagosje e rane, veq 4.5 vjet burge....ev babe he bire e mron kriminelin....ani ani nese denohet me burg nusja i ban vete ... sje.!!!!! shihe shihe.... ky hajni ka dasht me e ... tjetrin e ajo veten qfar krahasimi... po qohet dikush e thot ja banum mue kryeminister ja e ... j veten!!!! hahahahah jojojojojo shka snin....

Kosovari25.05.2012/09:43
O Remzi burri qysh po ki ftyr me mbrojt hajnin kur ja ka rreziku jeten 2 personav po as ti skoke sen ma i mir se thojn rrushi pjeket tu e pa rrushin e qe besa ky paska meritu 15 vjet mu kalb ne qeli ani ska pas pare me ble barna e te fejumen shtazan e ka than me myt veten hiq dert mos ki se sju hup fara ose kajhere ma mir mos me lind hiq se me qit gjethqka ne ket bot veq jan qito kritere te koha. Net se te kisha bo hor











petrit shala26.05.2012/18:17
me burg te perjetshem duhet me i denu kta hajna