Gjendet trupi i pajetë i serbes Olgica Stojanoviq
Artikujt tjerė
- Gjendet trupi i pajetë i serbes Olgica Stojanoviq
- Grabitje e rëndë e maskave në Shtime
- Kapen mbi 13 kilogramë marihuanë, arrestohen dy të dyshuar
- Policia parandalon një vetëvrasje në Ferizaj
- Policia parandalon një vetëvrasje në Ferizaj
- Kanabis 3 metra në Lazarat (video)
- Viktima e parë në Plazhin e Durrësit
- Vetura përplas dy kalimtarë në trotuar
- Kapet me 16 kg drogë dhe me pasoportë Kosove e të Serbisë
- Policia maqedone ndaloi rreth 30 shtetas shqiptarë
Gjilan, 21 maj - Zyrtarë të policisë në Gjilan kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i Olgica Stojanoviqit, e cila ishte raportuar si e zhdukur para një jave, është gjetur të dielën rreth orës 16:30 nga Radomir Cvetkoviq, në vendin e quajtur Cvolak në fshatin Jasenovik, Komuna e Novobërdës.
Ismet Hashani, zëdhënës i PK-së në Gjilan, tha se me të marrë këtë informacion ekipi kujdestar i hetuesve të NJHR-së menjëherë e ka informuar Departamentin e Mjekësisë Ligjore. Ekipi i hetuesve të NJHR-së në Gjilan së bashku me ekipin mjekësor nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore, kanë bërë procedimin e vendit të ngjarjes dhe ekzaminimin e jashtëm trupor të viktimës dhe gjatë këtij ekzaminimi në trupin e pajetë të viktimës nuk është vërejtur ndonjë lëndim trupor, i cili ka mundur që të na paraqiste dyshime se vdekja e viktimës është e dhunshme, ka thënë Hashani. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore që ti kryhet obduksioni.










