Grabitje e rëndë e maskave në Shtime
Artikujt tjerė
- Rrëmbehet një qytetar në pikë të ditës
- Punonjësi i policisë arrestohet për mashtrim e falsifikim
- Veturës qëllimisht i vihet zjarri
- Në Gjilan mjeku arrestohet për ryshfet
- Përleshje në qendër të Ferizajt, një i lënduar
- Digjen dy shtëpi të serbëve në fshatin Drenoc të Klinës
- Dëshmitar të tjerë në rastin e Nazmi Mustafit
- Vritet me armë zjarri ish luftëtari i UÇK-së
- Digjet një shtëpi në Gjurgjevik të Klinës
- EULEX-i konfirmon bastisjen për krim të organizuar
Shtime, 21 maj Nëpërmjet një komunikate policia rajonale e Ferizajt njofton se ka ndodhur një grabitje në rrugën Wiliam Wolker në Shtime. Policia është informuar për një rast grabitjeje të dielën, e cila kishte ndodhur në rrugën ,,W.Wolker në Shtime. Njësitet policore ju kanë përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes në shtëpinë e tyre kanë takuar viktimat N.S. (67) dhe I.S. (nënë dhe bijë), ka thënë Agim Gashi nga zyra rajonale për informim dhe marrëdhënie me publikun në DRP të Ferizajt. Gashi bënë të ditur se sipas viktimave, dy persona të maskuar, ku njeri prej tyre me armë në dorë, kishin hy në shtëpinë e tyre dhe i kishin kërcënuar me fjalë duke kërkuar para dhe ari. Të dyshuarit me këtë rast kishin vjedhur një sasi stolish ari (një lirë, shtatë unaza, pesë byzylykë dore dhe dy palë vathë) ku pastaj me shirit plastik kanë lidhur viktimat dhe duke dalur nga shtëpia marrin edhe çelësat e veturës Opel Astra, me targa lokale, pronë e viktimës dhe me këtë automjet largohen në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin, është njoftuar Prokurori i Qarkut në Prishtinë i cili autorizon Njësitin e Hetimeve Rajonale që të merret me rast, ka thënë ai, duke shtuar se për momentin nuk ka persona të arrestuar.


sylejman berisha 21.05.2012/21:19
sipas policis hetimet vazhdojn












bekimi22.05.2012/12:04
A ka polici ne Kosove a ???