Policia maqedone ndaloi rreth 30 shtetas shqiptarë

Artikujt tjerė
- Policia maqedone ndaloi rreth 30 shtetas shqiptarë
- Sarandë: Bie nga kati 4 i hotelit, 17-vjeçari në gjendje kome
- Austria shkatërroi grupin e hajnave me origjinë nga Kosova
- Vetëhelmohet vrasësi i ish të dashurës dhe rivalit
- Përleshje mes maqedonasve, plagosen dy
- Arrestohet profesori që "shiste" nota
- Kapen të dyshuarit për vjedhje në Postën e Babushit
- Parandalohet kontrabanda me derivate të naftës
- Shabi, Lluka e Pajaziti dyshohen për vrasjen e Kastratit
- Një 67-vjeçare inskenon plaçkitjen
Shkup. 19 maj - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) gjatë një operacioni të gjerë në rajonin e Pollogut, gjegjësisht në Gostivar dhe rrethinë ka ndaluar dhjetëra shtetas shqiptarë me qëndrim të paligjshëm në Maqedoni.
Sipas SPB-së në Tetovë, janë ndaluar rreth 30 shtetas shqiptarë në Gostivar, Çegran dhe Vrapçishtë, të cilët po qëndronin dhe punonin pa leje qëndrimi dhe leje pune. Në mesin e tyre ka pasur shtetas shqiptarë edhe pa dokumente personale, transmeton INA.
MPB bëri të ditur se të gjithë shtetasit e ndaluar janë mbajtur në stacione policore dhe në biseda informative, me ç`rast është zbuluar se ata po qëndronin në Maqedoni për qëllime ekonomike dhe punë. Javën e kaluar në një operacion tjetër gjithashtu u zbuluan dhjetëra shtetas shqiptarë, të cilët u depërtuan drejt shtetit shqiptar. Ata janë kryesisht nga zonat verilindore të Shqipërisë.










bali20.05.2012/00:13
Nese nuk eshte arrit me u funksionalizu sistemi ekonomik, politik, arsimor, infrastrulturor, policor, shendetesor, gjyqesor, cka ka me me fol dikush palla ... allahilja e zotit. Mundem e e kuptu dikon qe shkon mas pareve po kur i bon do pare e i nreq do pune eshte nji iluminizem nji pervoje evrope nji nevoje njerezore me ia dediku punen dhe djersen popullit e ne nji perspektiv ma te gjere njerezimit.