• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Sarandë: Bie nga kati 4 i hotelit, 17-vjeçari në gjendje kome

Publikuar: 19.05.2012 - 17:45

Sarandë, 19 maj -  Një 17-vjeçar nga Bubullima e Lushnjes rezulton të jetë hedhur nga kati i katërt i një ndërtese në qytetin e Sarandës, ndërsa ndodhej atje për pushime në fundjavë.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i të riut i cili pasi ka qëndruar për disa orë në spitalin civil të Sarandës është dërguar me urgjencë në mëngjes drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Burime zyrtare të Spitalit Ushtarak tregojnë për News 24 se i riu ndodhet aktualisht në gjendje kome të thellë me pak shpresa për të mbijetuar, ndërsa po punohet për identifikimin e tij.

Të njëjtat burime pohojnë se djaloshi gjatë momentit fatal mendohet të ketë qënë nën efektin e drogave të forta që mund ta kenë çuar atë në vetëvrasje.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell