• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ditës së Evropës i vërshëllehet në Ferizaj

Publikuar: 09.05.2012 - 16:45

Ferizaj, 9 maj- Ditës së Evropës iu vërshëllehet në Ferizaj. 27 të rinj me të veshura të zeza me pip në duar vërshëllenin në sheshin e Ferizajt, duke protestuar se pse në këtë ditë festohej në Kosovë dhe nuk punohej. Një performancë e OJQ “NA”(Nisma për Aktivizim) mëtonte të përmbyste qasjen e festimit të kësaj dite. Një model i hartës së Kosovës ishte lidhur me zingjirë dhe  rrethi i formuar simbolizonin getoizimin e Kosovës.” Është një performancë domethënëse, 27 të rinj me këmisha të zeza shënojnë numrin e shteteve anëtare të BE-së, kurse pjesa tjetër e performancës është revoltë kundër getoizimit të Kosovës dhe mos mundësisë së lëvizjes së lirë në Evropë”, shprehej Albion Sherifi, drejtues.  Sipas Sherifit rinisë kosovare nuk i duhen festime stereotipe të festave të ndryshme të cilat as në vendet evropiane nuk festohen.”Kur po ballafaqohemi me mospunë, me mos lëvizje të lirë dhe me mosnjohje nga vendet evropiane të BE-së, atëherë vërtetë shtrohet pyetja se çfarë festojmë ne”, pohoi ai për KD-në. Kurse për vërshëllimet ai sqaronte se është koha kur klasa e jonë politike duhet të zgjohet dhe të sheh degradimin e vendit, sepse asnjëherë sikur tash nuk janë degraduar vlerat në arsim, shëndetësi dhe në çdo pore të jetës, ku të rinjtë po margjinalizohen pa të drejtë”, ka sqaruar Sherifi.

Për një kohë derisa ritmi i një dite të pushimit mbretëronte  në Ferizaj ishin vërshëllimat e anëtarëve të OJQ-së “NA” ato që alarmonin se nuk duhej festuar por punuar dhe se në vend të getoizimit Kosovës duhej ofruar integrimi.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu