• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Gjakovë: Nderohet komandanti i LNÇ-së, Fadil Hoxha

Publikuar: 09.05.2012 - 15:29

Gjakovë, 9 maj – Veteranë të Luftës Antifashiste  Çlirimtare të Kosovës, janë mbledhur të mërkurën në Gjakovë për të shënuar  9 majin,  ditën e ngadhënjimit mbi fashizmin. Me këtë rast kanë bërë edhe homazhe tek varri e komandantit të LNÇ-së Fadil Hoxha.   

Vehap Shita, një nga pjesëmarrësit, tha  se shoqata  e veteranëve të luftës e kujton këtë përvjetor që më 1945, për të shënuar kështu fitorën kundër fashizmit dhe ngadhënjimin e bllokut antifashist, pjesë e së cilës kanë qenë edhe Kosova.

 Tek sa së bashku me veteranë të tjerë ka vendosur lule në varrin e komandantit Fadil Hoxha, Shita, tha se “Hoxha e ka ngritur lavdinë  e  vet gjatë luftës  dhe ka vazhduar  punën  dhe idenë e vet për ngritjen e Kosovës dhe çlirimin   dhe bashkimin kombëtar”. “Prej kur e ka nisur  luftën e deri në fund, Hoxha ka qenë për  një Kosovë subjekt politik shtetformues”,  ka thënë ndër të tjera Shita.

Ndërsa  Zija Mulhaxha,  anëtar i kryesisë së Shoqatës së Veteranëve të LNÇ-së, tha se

“vlerat e luftës së LNÇ-së  po shihen sot. Ajo çka është arritur sot, është vazhdimsi e asaj lufte.  Ne sot po gëzojmë atë liri që ata kanë ëndërruar  me e pas”, tha Mulhaxha, i  cili po ashtu ka nderuar figurën  e komandantit të LNÇ-së, Fadil Hoxha.

Në varrin e këtij të fundit përveq qytetarëve, nderime dhe tufa lule kanë vendosur edhe një grup i luftëtarëve të UÇK-së. Kujtim Bytyqi, një  prej tyre, pasi kishte lënë një buqetë me lule mbi varrin e Hoxhës, tha se ka ardhur të nderoj këtë figurë, ”pasi Hoxha ka qenë frymëzim për ne”. “Puna e Fadil Hoxhës është e pazëvendësueshme. Ai ka qenë vet  luftëtar dhe i ka dashur luftëtarët”, ka thënë Bytyqi.

Komente (3)

Moj Shqiperi10.05.2012/15:20

Rrofte Shqiperia Etnike!

ram gjezairi09.05.2012/16:59

FADIL HOXHA I TAKONTE TE GJITHVE, JO VETEM GJAKOVS.

Gjakova09.05.2012/15:34

I perjetshem per gjakovaret Komandant FADIL HOXHA.

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CShi i lehtė
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 21°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu