• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Gjakovë: LDK-ja me 500 anëtarë të rinj

Publikuar: 25.03.2012 - 17:23

Gjakovë, 25 mars - Dega e LDK-së në Gjakovë, për nderë të inaugurimit të lokaleve të reja të saj, sot në mënyrë solemne ka bërë dorëzimin e librezave për 500 të rinj të anëtarësuar në degën e kësaj partie.

Kryetari i kësaj dege të LDK-së, Luan Gola vlerësoi se qeverisja në nivelin qendror, por edhe në atë lokal nuk mund të mburret me atë që kanë ofruar në periudhën e dy mandateve qytetarëve të Gjakovës. “Procesi gjithëpërfshirës ekonomik e shoqëror shënon ngecje të vazhdueshme dhe Gjakova vazhdon të mbetet vrimë e zezë në situatën e rënduar në Kosovë. Procesi i privatizimit e rëndoi dhe e sfidoi edhe më shumë situatën në komunën tonë. Sektori privat mbetet i dobët. Ai paraqet vetëm 5.5% të të gjitha bizneseve të regjistruara në shkallë vendi. Kjo situatë ka sjellë në rritjen e shkallës së emigrimit, që është më e larta në nivel vendi, 12 banorë nga 1 000 sish”, tha Gola.

Ndërkaq, nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatqija siguroi të pranishmit se në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë LDK-ja do të shënojë një fitore bindëse në të gjithë Republikën e Kosovës.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell