Protestë kundër gjyqësorit në Gjilan

Artikujt tjerė
- Protestë kundër gjyqësorit në Gjilan
- VV-ja në Deçan akuzon kreun e Deçanit për jo transparencë
- Asambleja e KK të Prishtinës, deklaratë kundër shpifjeve
- Mbyllen 11 lokale hoteliere në Suharekë
- Për fermerët e Klinës, 29 sera
- Lirak Çelaj, udhëheq Qeverinë nën hije në Prishtinë?
- Zgjedhjet në Ferizaj - më 29 prill dhe 6 maj?
- Detyrën e Bajrush Xhemajlit do ta ushtrojë Besim Zymberi
- Malisheva e priti me duartrokitje lirimin e Limajt
- Elmi Reçica vs Adem Salihaj për kryetar në Ferizaj?
Gjilan, 23 mars - Nën organizim të veteranëve të luftës, disa partive politike dhe shoqërisë civile, në Gjilan të premten është mbajtur një marsh simbolik kundër dobësisë së gjyqësorit në parandalimin e rasteve të vjedhjeve, që kohëve të fundit kanë shënuar rritje në këtë komunë.
Ahmet Daku, kryetar i OVL-së, tha se kjo iniciativë ka rrjedhur si pasojë e dobësisë së gjyqësorit për ti marrë më me seriozitet rastet e dukurisë së vjedhjeve. Sipas tij, gjykata dhe prokuroria duhet të kenë një angazhim më të shtuar sa i përket trajtimit të personave që kryejnë veprën penale të vjedhjes, duke pas parasysh faktin se shumica e kundërvajtësve janë përsëritës.
Policia në Gjilan thotë se këtë vit ka rënie të numrit të rasteve të vjedhjeve. Ismet Hashani, zëdhënës i PK-së në Gjilan, tha se këtë vit ka rënie për 37% të rasteve të vjedhjeve dhe shumica e kryesve të këtyre vjedhjeve janë në pranga. Momentalisht janë 40 persona që mbahen në paraburgim, të cilët dyshohet të jenë kryes të vjedhjeve, tha ai për gazetën Koha Ditore.
Megjithë tentimin për të marrë një opinion të kryeprokurorit në Gjilan, Jetish Maloku, ai nuk ka dashur të flasë për numrin e vjedhjeve dhe kryesve të tyre.









