VV-ja në Deçan akuzon kreun e Deçanit për jo transparencë

Artikujt tjerė
- VV-ja në Deçan akuzon kreun e Deçanit për jo transparencë
- Asambleja e KK të Prishtinës, deklaratë kundër shpifjeve
- Mbyllen 11 lokale hoteliere në Suharekë
- Për fermerët e Klinës, 29 sera
- Lirak Çelaj, udhëheq Qeverinë nën hije në Prishtinë?
- Zgjedhjet në Ferizaj - më 29 prill dhe 6 maj?
- Detyrën e Bajrush Xhemajlit do ta ushtrojë Besim Zymberi
- Malisheva e priti me duartrokitje lirimin e Limajt
- Elmi Reçica vs Adem Salihaj për kryetar në Ferizaj?
- Komuna e Prishtinës premton 16 për qind me shumë gjelbërim
Deçan, 22 mars - Shkatërrimi i pyjeve në mënyrë masive, mos lejimi i qasjes në dokumentet zyrtare, transparenca jo e plotë e Komunës ndaj qytetarëve e çështje të tjera ishin temë kryesore e një konferencë për media të lëvizjes Vetëvendosje, dega në Deçan.
Bilall Hadërgjonaj, përfaqësues i kësaj dege, ka akuzuar kreun e Deçanit, Rasim Selmanaj, se premtimet e tij paraelektorale për transparencë të plotë paskan qenë vetëm për marrje të votave. Vetëvendosje ka shprehur shqetësimin e saj edhe më herët për shkatërrimin masiv të pyjeve në Komunën e Deçanit.
Në bazë të kërkesës sonë drejtuar Drejtorisë komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, më 17.11.2011, lidhur me dhënien e tenderëve për shfrytëzimin e masës drusore gjatë periudhës janar 2010 - nëntor 2011, kemi marrë përgjigje vetëm për 1/3 e masës drusore të tenderuar nga kjo drejtori, edhe kjo vetëm për vitin 2011, pasi për vitin 2010 nuk kemi pasur qasje në tenderë, me arsyetimin se ata nuk mund të gjenden. Sipas kësaj drejtorie del se lëndë drusore të shfrytëzuar nga pyjet e kësaj komune janë vetëm 3445.2 m3 dru zjarri dhe 2413.4 m3 dru teknik, Por, sipas hulumtimeve tona brenda Komunës, nga kjo drejtori janë dhënë tenderë për shfrytëzim të masës drusore në po të njëjtën periudhë rreth 4470.99 m3 dru zjarri dhe 9874.47 m3 dru teknik. Vetë, këto shifra tregojnë për diferenca të mëdha ndërmjet masave që janë shfrytëzuar në terren dhe atyre që na janë raportuar me letra.
Kryetari Selmanaj është shprehur se ky është një sistem i krimit të organizuar. Nëse qenka krim i organizuar, për çka pajtohemi plotësisht, kryetari duhet të deklarojë se kush qëndron mbas këtij krimi apo kush është në ballë të tij, nëse është në dijeni, dhe duhet ta paraqesë sa më parë në prokurori rastin, nënvizon i pari i VV-së në degën e Deçanit.
VV-ja i bën thirrje Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor të Kuvendit të Kosovës që të ngrejë një grup pune për ta hetuar rastin me ministrisë përgjegjëse dhe Komunën e Deçanit.







