Mbyllen 11 lokale hoteliere në Suharekë

Artikujt tjerė
- Mbyllen 11 lokale hoteliere në Suharekë
- Për fermerët e Klinës, 29 sera
- Lirak Çelaj, udhëheq Qeverinë nën hije në Prishtinë?
- Zgjedhjet në Ferizaj - më 29 prill dhe 6 maj?
- Detyrën e Bajrush Xhemajlit do ta ushtrojë Besim Zymberi
- Malisheva e priti me duartrokitje lirimin e Limajt
- Elmi Reçica vs Adem Salihaj për kryetar në Ferizaj?
- Komuna e Prishtinës premton 16 për qind me shumë gjelbërim
- Prishtinë: Rrënohen dy objekt pa leje
- Prishtinës i hapet rruga që ti shesë banesat e dhëna në shfrytëzim
Suharekë, 22 mars - Shërbimi komunal i Inspeksionit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë një aksioni që ka ndërmarrë në kontrollimin e lokaleve hoteliere në Suharekë, në qendrën zejtare nr. 2, ka mbyllur përkohësisht 11 lokale zejtare. Nënkryetari i komunës, Refki Bytyçi, ka bërë të ditur se aksioni kishte për qëllim që të shikohet se sa po i përmbahen veprimtarisë që kanë lokalet, sa i plotësojnë kushtet higjieno-sanitare, a ka përdorim të alkoolit nga personat e moshës jomadhore dhe sa po respektohet ligji mbi duhanin. Në të gjitha ato lokale ku janë evidentuar se ka keqpërdorime inspektorët e kanë ndërprerë veprimtarinë e tyre përkohësisht.






