• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Detyrën e Bajrush Xhemajlit do ta ushtrojë Besim Zymberi

Publikuar: 22.03.2012 - 10:41

Ferizaj, 22 mars - Bajrush Xhemajli nuk është paraqitur fare në zyrën e të parit të Komunës së Ferizajt, që deri dje e kishte vend pune, madje as për të marrë gjërat personale. E në objektin e Komunës nuk ka dalë as nënkryetari i saj, Besim Zymberi, i cili nga e mërkura automatikisht do të jetë ushtrues detyre i kryetarit deri në zgjedhje të jashtëzakonshme. Por, tejet i emocionuar për media flet drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Buxhet, Mustafë Garinca. Me gjithë vendimin, të shumtë janë qytetarët që vlerësojnë punën e ish-kryetarit Xhemajli. Avokati mbrojtës i Xhemajlit, Mexhid Syla, i ka thënë KTV-së se Xhemajli ende gjendet në shtëpi.  Megjithatë, Syla ka saktësuar procedurën e zbatimit të vendimit, duke treguar se vendimi fillimisht do të shkojë në Gjykatë e Qarkut, e cila do të obligojë Gjykatën Komunale që të zbatojë vendimin.  Xhemajli u dënua me 2 vjet e gjysmë burgim nga Gjykata e Qarkut.

 

Komente (1)

Nuhiu22.03.2012/11:15

Kush do te mund me se miri te vazhdoj vizionin e Bajrush Xhemajlit per zhvillimin e Ferizajt se sa zevendesi i tij Besim Zymberi. Ti leme tash nostalgjite e te ecim per para me Besim Zymberin ne krye te Ferizajt!..

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu