Malisheva e priti me duartrokitje lirimin e Limajt

Artikujt tjerė
- Asambleja e KK të Prishtinës, deklaratë kundër shpifjeve
- Mbyllen 11 lokale hoteliere në Suharekë
- Për fermerët e Klinës, 29 sera
- Lirak Çelaj, udhëheq Qeverinë nën hije në Prishtinë?
- Zgjedhjet në Ferizaj - më 29 prill dhe 6 maj?
- Detyrën e Bajrush Xhemajlit do ta ushtrojë Besim Zymberi
- Malisheva e priti me duartrokitje lirimin e Limajt
- Elmi Reçica vs Adem Salihaj për kryetar në Ferizaj?
- Komuna e Prishtinës premton 16 për qind me shumë gjelbërim
- Prishtinë: Rrënohen dy objekt pa leje
Malishevë, 22 mars Në Malishevë me të dëgjuar lajmin për lirimin nga paraburgimi të Fatmir Limajt dhe 9 bashkëluftëtarëve të tij kanë jehuar boritë e automobilave. Një numër qytetarësh më pas në orët e mbrëmjes janë grumbulluar në qendër të qytetit për të shënuar me një manifestim ndjenjën e tyre të gëzimit për lirimin e ish-luftëtarëve, të cilët të gjithë kanë qenë nga lokalitete të ndryshme të Komunës së Malishevës. Kreu i veteranëve të UÇK-së në Degën e Malishevës, Enver Hoti, duke folur në tubim, ka bërë thirrje që ish-ushtarët e UÇK-së të lihen të qetë. Edhe një herë u dëshmua se ish- luftëtarët e lirisë janë të pafajshëm sa herë të akuzohen për krime, ndërkaq fajtorë mund të shpallen vetëm nëse dikush synon ti bëjë fajtorë për shkak se e larguan Serbinë nga Kosova, është shprehur ai. Vendimi i Gjykatës faktikisht e legjitimon luftën e drejtë dhe të pastër që e ka bërë UÇK-ja, ka thënë Hoti, i cili rreth orës 19:00 i ka ftuar qytetarët që të shpërndahen në mënyrë të qetë.









Murtez Xhemajli22.03.2012/18:27
Normal qe e ka mirëprit dhe ate e ka meritue dhe Malisheva duhet të mburret që ka njeriun e madhë që vjenë nga gjiri i tyrte.Urime Malishevë e urime Kosovë e Shqiptari lirimi i komandant Qelikut z. Fatmir Limaj