• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Projekt 60 mijë euro për rregullimin e qendrës së Deçanit

Publikuar: 15.09.2012 - 10:54

Deçan, 15 shtator - Kanë filluar punimet në rregullimin e qendrës së qytetit të Deçanit, projekt ky i bashkëfinancuar nga Komuna e Deçanit, Zyra Rajonale për Mbrojtje të mjedisit për Evropën Qendrore, (REC), Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA). Sipas kryetarit të Deçanit Rasim Selmanaj me këtë investim të përbashkët është duke u realizuar një projekt me rëndësi të veçantë për komunën e Deçanit. “Rëndësia është e veçantë për faktin se ky investim është duke u bërë në qendër të qytetit, ku do të bëhet lidhja e objekteve publike në rrjetin e kanalizimit të ujërave të zeza, si dhe do të bëhet rregullimi i zonës publike në qendër të qytetit, si rregullimin e gjelbërimit, ndriçimit e tjera punime përcjellëse ”, është shprehur Selmanaj. Sipas tij në projektin prej 60 mijë eurosh, komuna e Deçanit ka participuar në këtë projekt me 20 mijë euro, ndërsa (REC-i) dhe (SIDA) me 40 mijë euro. Ndërkaq Avdullah Nishori, menaxher i projektit të REC-it, që është duke e implementuar këtë projekt, ka thënë se ky projekt është i shtrirë në 10 komuna të Kosovës, ku njëra ndër to është edhe komuna e Deçanit. “Qëllimi i këtij projekti është që t’i mbështesë komunat me hartimin e dokumentit të planit mjedisor, për mbrojtjen e mjedisit dhe rregullimin e mjedisit për qytetarët”, ka nënvizuar Nishori. Ai ka vlerësuar se komuna e Deçanit nuk ballafaqohet me ndotje të tokës dhe të ajrit sikurse disa komuna tjera në Kosovë pasi që nuk ka ndonjë industri e cila kontribuon në këtë drejtim. Sipas tij bashkëpunimi i Komunës së Deçanit me organizatat e lartpërmendura është i nivelit të mirë, i cili bashkëpunim edhe po sjellë rezultate jo të pakta.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CI kthjellėt
Shkup 31°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme