Diagnostikimi i hershëm- arma më e fortë kundër kancerit në gji

Artikujt tjerė
- Diagnostikimi i hershëm- arma më e fortë kundër kancerit në gji
- Strukturat paralele pengojnë fillimin e mësimit për nxënësit boshnjakë
- Përurohen 5 projekte në kuadër të fushatës Punët publike 2012
- Pastrimi i kryeqytetit kërkon negociata për borxhin 1.4 milionë eurosh
- Rruga Eqrem Çabej në kryeqytet mbyllet 24 orë
- Shpërthejnë zjarre në rrethinë të Klinës
- Opozita e akuzon pozitën për pranim të kuadrit mësimor mbi baza partiake
- Deponitë ilegale të mbeturinave vërshojnë Malishevën
- Refuzohet sistemimi i nxënësve nëpër shkolla sipas zonave të banimit
- Dy shkolla fillore nuk e nisin mësimin
Skënderaj, 4 shtator Kanceri i gjirit është një prej rreziqeve të shpeshta të cilit i janë nënshtruar mesatarisht çdo 9-11 grua në rajon . Kështu është thënë të hënën në ligjëratën me temën Bashkë e mundim, vetëm na mundë!", të mbajtur në kuadër të projektit Iniciativa e Skënderajt kundër kancerit të gjirit, të qendrës së gruas Prehja.
Para dhjetëra grave të interesuara ka ligjëruar dr. Mejreme Krasniqi- Maloku, onkologe, ka thënë se rol të rëndësishëm në betejë me këtë sëmundje ka themelimi i Institutit Onkologjik para 2 vjetësh. Diagnostikimi i hershëm mund të bëhet edhe nga vetë pacientja, e cila nëse vëren edhe ndryshimet më të vogla duhet të paraqitet sa më parë të mjeku, ka apeluar ajo. Sipas saj, në botë ka programe të obligueshme për femrat madje edhe kushtëzime, si p.sh. dhënia e letërnjoftimit apo pasaportës, kushtëzohet me bërjen e mamografisë nga ana e femrës, gjë që ndikon ne zbulimin e hershem të kësaj sëmundjeje.
Duke folur në këtë drejtim, Maloku ka përmendur simptomat e para të sëmundjes dhe ka potencuar se te vajzat e reja ndryshimet në gji zakonisht janë të parrezikshme dhe mënjanohen lehtë, ndërkohë që ka apeluar që femrat e moshës 20-39 vjeç të bëjnë kontrollime mjekësore një herë në 3 vjet, kurse ato të moshës mbi 40-vjeçare, një herë në vit. Ndryshimet deri në 0.5 cm zbulohen me mamografi kurse ato më të mëdhatë me ultrazë, kurse dyshimet eliminohen me biopsi përmes se cilës pjesa e marrë nga vendi i dyshuar analizohet me mikroskop, ka numëruar ajo hapat e kontrollimeve.
Duke folur për përvojat botërore u tha se praktikohet themelimi i konsiliumit onkologjik prej mjekëve të ndryshëm, ku bën pjesë edhe vetë pacientja, dhe bashkërisht vendoset për shërimin e mëtejmë.
Ajnishahe Halimi, drejtoreshë e QG Prehja, edhe vetë e prekur nga kanceri i gjirit, ka treguar për përvojat e saja për zbulimin me kohë dhe tejkalimin e kësaj sëmundjeje. Derisa kam vendosur të paraqitem të mjeku e kam përjetuar rëndë, por pastaj kam bërë marrëveshje me veten, me mjekun dhe me Zotin për të mos u dorëzuar dhe ja ku jam, e shëruar plotësisht, ka treguar ajo, dhe ka shtuar se nëse sëmundja menaxhohet mirë, triumfi është më i lehtë dhe i mundshëm.








