• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Prizren: Banorët dhe drejtuesit e komunës përplasen rreth borxheve

Publikuar: 29.07.2012 - 14:21

Prizren, 29 korrik – Tubimi publik në lagjen Kurrillë të Prizrenit rreth buxhetit të vitit 2013 dhe projekteve kapitale 2013-2015 ka shërbyer si arenë, ky zyrtarët komunal dhe qytetarët ia kanë përkujtuar njëri-tjetrit borxhet e papaguara. Përderisa drejtuesit e komunës kanë theksuar se banorët e këtij lokaliteti kanë obligime ndaj kompanisë së ujësjellësit, këta të fundit janë përgjigjur se edhe komuna ka fatura të papaguara të energjisë elektrike. Edhe pse kryetari i komunës, Ramadan Muja në fillim të takimit ka kërkuar debat të mirëfilltë për propozimin e projekteve kapitale, duke shpjeguar se ato mund të shprehen "pa krijuar situata konfliktuoze", megjithatë fjalimi i nënkryetarit, Orhan Lopar ka 'ndezur' banorët e pranishëm në debat. Nënkryetari për komunitete, Lopar gjatë paraqitjes së tij fillimisht ka theksuar se koalicioni qeverisës ka fituar në saje të votave të kësaj lagjeje dhe se ky besim është shpërblyer me rregullimin e rrugës së Novoselanit, kanalizimin dhe projekte tjera. Ai ka pranuar se dy rrugë në këtë lagje mbetet të pandërtuara si dhe ngritja e një Qendre të Mjekësisë Familjare, por ka premtuar se të njëjtat së shpejti do të jenë pjesë e planifikimit buxhetor. "Shqetësimi më i madh mbetet uji. Në Prizren ka ujë. Por faturat e ujit duhet të paguhen. Borxhi i Kurillës është 600 mijë euro. Më ka ardhur marre kur drejtuesit e Hidroregjionit Jugor më kanë treguar për shumën e borxheve. Prandaj ju lus që ta paguani ujin...", ka porositur Lopar.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i banorëve. Njëri prej tyre ka theksuar se "vet komuna me tërë atë buxhet i ka borxh 100 mijë euro KEK-ut". "Pse ju nuk po i paguani borxhet tuaja...Nuk është në rregull që të na akuzoni neve, e në fakt edhe ju vet nuk i paguani borxhet megjithë buxhetin e madh që e keni", është shprehur ky banor.

 Krahas përplasjes për borxhe, banorët e Kurrillës para pushtetarëve kanë shprehur shqetësimin për uzurpimin e pronave publike dhe të gjelbra dhe ndërtimet e egra.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CShi i lehtė
Tiranė 17°C
Shkup 20°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu