• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Gjimnazistët e “Sami Frashërit” më 1 gusht në protestë

Publikuar: 28.07.2012 - 12:33

Prishtinë, 28 korrik - Këshilli protestues i gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në Prishtinë, në mbledhjen e tij të radhës, të mbajtur të premten, ka diskutuar mbi përgatitjet e protestës paqësore të 1 gushtit, por edhe për gjendjen e rëndë në tërë sistemin e arsimit të mesëm publik në Prishtinë. Përgatitjet për protestën paqësore të 1 gushtit tashmë kanë arritur kulmin e tyre. Nxënës të ‘Sami Frashërit’, duke ngjitur posterë dhe duke shpërndarë fletushka në vendet ku frekuentojnë nxënësit e shkollës tonë, i kanë ftuar ata që t’i bashkohen protestës paqësore të 1 gushtit.

Këshilli protestues ka marrë vendim për katër kërkesa konkrete të protestës:

1.    Kundër ndarjes së gjimnazit ‘Sami Frashëri’. Kur jemi pranuar në këët gjimnaz askush nuk na ka thënë se do të vijë dita kur gjimnazi do të ndahet. Mirëpo ka kohë që po qarkullojnë zëra se Drejtoria komunale për Arsim e Prishtinës është duke përgatitur që ta ndaj gjimnazin ‘Sami Frashëri’. Nxënësit e ‘Sami Frashërit’ janë në mjegull dhe në terr informativ sa i përket kësaj çështje. Nëse është nevoja që një pjesë e gjimnazit të zhvendoset në një objekt tjetër, atëherë kjo duhet të bëhet duke i përfshirë nxënësit në vendimmarrje. Çdo vendim, pasojat e të cilit do t’i vuajnë nxënësit, duhet të merret në bashkëpunim me nxënësit dhe duke respektuar vullnetin e nxënësve. Secili vendim qoftë për ndarje të gjimnazit apo edhe për çështje të tjera që merret pa përfshirjen e nxënësve në vendimmarrje është i papranueshëm.

2.    Për rritje të cilësisë së arsimit – Arsimi publik është e drejtë universale. Ndërsa cilësia në arsimin publik të mesëm po bie dita ditës. Për këtë nuk janë fajtor as nxënësit e as mësimdhënësit tanë. Por gjendja nuk po përkeqësohet vetvetiu. Fajtor për këtë janë Ministria e Arsimit dhe Drejtoria për Arsim e Prishtinës. Ne kërkojmë që buxheti i Qeverisë së Kosovës për arsim të rritet dhe të shfrytëzohet për përmirësimin e cilësisë së arsimit publik. Pa arsim cilësor nuk ka përparim shoqëror. Kërkojmë nga përgjegjësit e arsimit të Prishtinës që të ndajë mjete për  bursa, për nxënësit me kushte të rënda sociale dhe për nxënësit që shënojnë suksese të dalluara në mësime.

3.    Kundër pagesës për uniforma shkollore – Nxënësit e shkollave të mesme publike në Prishtinë ka vite që janë të detyruar të paguajnë shumën mbi 40 euro për uniformën shkollore. Ky çmim është i papranueshëm, marrë parasysh varfërinë në të cilët ndodhet shoqëria jonë. Prindërit tanë gjatë tërë jetës, por edhe ne nesër kur të fillojmë të punojmë, do t’i paguajmë taksa shtetit të Kosovës. Andaj kërkojmë që në ditët kur po arsimohemi shteti të na qëndrojë pranë, duke na i hequr shpenzimet për uniformën shkollore. Arsimi publik duhet të jetë falas dhe në të duhet të kenë qasje të gjithë. Pra edhe uniforma shkollore duhet të jetë falas.

4.    Kundër pagesës së kompanive private për të ruajtur sigurinë në shkolla - Përpos pagesës për uniforma shkollore nxënësit e shkollave të mesme në Prishtinë ngarkohen edhe me pagesën (prej 3 deri në 6 euro në vit, varësisht nga shkolla) për kompani private, për të siguruar ambient të qetë nëpër shkolla. Është e vërtetë që ka dhunë nëpër  shkollat tona. Është e vërtetë që kemi nevojë për siguri në shkollat tona. Mirëpo në shkollat publike nuk duhet të na sigurojnë kompani private por për sigurinë tonë duhet të përkujdeset Policia e Republikës së Kosovës.

Me tërë këtë ngarkesë të padrejtë të pagesave, lind pyetja se a jemi duke u shkolluar në shkolla publike apo private?  E përgjigja jonë është se do të organizohemi në mbrojtje të shkollave tona publike. Për këtë arsye më 1 gusht ne do të mbajmë protestën e parë paqësore. Kjo protestë do të shënojë fillimin e një varg aktivitetesh deri në realizimin e kërkesave tona të drejta, thuhet në fund të njoftimit, me anë ë të cilit ftohen nxënësit e gjimnazit ‘Sami Frashëri’, por edhe nxënësit e të gjitha shkollave të mesme të Prishtinës që më 1 gusht, në orën 12 të takohen në oborrin e gjimnazit ‘Sami Frashëri’, për të marshuar mandej drejt Komunës së Prishtinës, ku do të zhvillohet protesta paqësore!



 

Komente (4)

Alban19.08.2012/02:18

plotsisht me vend e kan.
nuk miret me pasojat po shkaqet esht e vertet qeka munges hapsiere po kta jon regjistru n gjimnazin sami frashri e tash n fun edhe 5 muj shkoll mi qu n shkoll tjeter sa do qafer qe esht e me mar ni diplom tjeter e emer t tjeter shkolles.
klast e 10ta duhet mi qu n shkollen tjerer kta jo edhe sa i perket siguris veq vitin e kalum sa rahja e therja ka ndodh nat gjimnza nuk ka t ngjeme ku o kon sigurimi pages ka po siguri jo mos t harojm qa aty ka pas edhe ... sje shkaku i siguris t ult.

Shefqet Ahmeti28.07.2012/22:41

Shteti budall na mi ja pa sherrin

blasfemi28.07.2012/15:30

Plotesisht me vend. Shumecka duhet ndryshuar ne menaxhimin e shkolles. Se pari drejtoret qe mundohen te luajne rolin e so ... nit e pastaj edhe qasjen e mesimdhenies. Veq para kerkojne nga femijet. Dikur drejtoret vozitnin Opel Corsda te vogla krej korezion, tash kane mberri ne Golf 5. Populli nuk e han sapunin per djath...etj.etj.....i di krejt po hajt edhe ndonje dite, mos po ndryshon, ju lumte gjimnazisteve, mos u zbrapsni nga kerkesat

vjosa28.07.2012/12:37

Bravo !

1000  Karaktere
Prishtinė 19°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 19°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu