• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Bien 60 zjarre brenda një jave në Komunën e Vushtrrisë

Publikuar: 27.07.2012 - 09:34

Vushtrri, 27 korrik- Brenda një jave në territorin e Komunës së Vushtrrisë, Shërbimi zjarrfikës dhe i shpëtimit ka marrë pjesë në fikjen e mbi 60 zjarreve, kryesisht malore dhe të qëllimta, bëjnë të ditur autoritetet komunale. ”Djegia e hamulloreve, barit të thatë, mbeturinave kontejnerëve, thëngjillit dhe malit janë shkaktarët kryesorë të zjarreve gjatë kësaj vere në Komunën e Vushtrrisë. Zjarret e tilla, të cilat konsiderohen të jenë të qëllimta, shpeshherë po rriten duke rrezikuar të shkaktojnë dëme të mëdha ekonomike, por edhe në vetë jetën e njeriut. Zjarret gjithashtu po prishin ambientin”, bënë të ditur nëpërmjet një komunikate shtypi zëdhënësi i Komunës, Bahri Bivolaku. Ndërkohë në Shërbimin e zjarrfikësve... thonë që janë të gatshëm në luftën kundër zjarreve. “Jemi të mobilizuar 24 orë për t’u përballur me zjarret, kemi pajisje adekuate  dhe staf të specializuar për intervenime”, thotë komandanti i këtij shërbimi, Gani Isa. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell