• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ferizaj: Komunës i dhurohet qiriu, i kërkohet ndriçimi publik

Publikuar: 25.07.2012 - 14:19

Ferizaj, 25 korrik- Ku të hapet kutia e ankesave, e cila është e vendosur në hyrje të ndërtesës së komunës, zyrtarët do të gjejnë dy letra të dërguara në adresë të tyre. Në njërin zarf është vendosur pluhuri i një qiriri, kurse në tjetrin  rezultatet e një ankete me qytetarë e bërë nga OJQ “NA “ (Nisma për aktivizim), për ndriçimin publik në Ferizaj. 

 “Nisma për Aktivizim,  ka zgjedhur këtë formë kësaj radhe, për të  reaguar për mungesën e ndriçimit publik , ne disa lagje kryesore të qytetit, pas një ankete te zhvilluar ditëve te fundit”, ka sqaruar Albion Sherifi, drejtues. "Qiriun po ta fal", ishin fjalët e shkruar në zarf  krahas rezultateve   të anketës së  zhvilluar gjatë këtyre ditëve me më se 200 banorët e anketuar në mbi 10  lagje të caktuara.

 Në pyetjen se a ka ndriçim lagja e juaj, 87 për qind e të anketuarve ishin përgjigjur me jo, kurse ndjenjë të pasigurisë kishin shprehur mëse 57 për qind të tyre duke rrumbullakuar përgjigjen , ‘pak të sigurt’. Kurse 81 për qind janë deklaruar se përgjegjës për mungesën e ndriçimit publik është komuna . Sipas Sherifit, “ institucionet duhet të ndërmarrin hapa në këtë drejtim për të eliminuar  rreziqet  për banorët e këtyre lagjeve si dhe  shqetësimin e tyre.

Komente (1)

Joni25.07.2012/14:44

Qyteti i ferizajt,e ka plotesisht te rregulluar ndricmin,po sdi kush po ua ben terr ketyre te OJq. Ai sukses qe eshte nuk ben te mohohet, veq me fol dicka, kushdo mundet me ardh ne Fer,dhe te bindet

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell