• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ridizajnohet projekti i Komisionit Evropian për bifurkacionin

Publikuar: 17.07.2012 - 10:17

Ferizaj, 17 korrik- Autoritetet komunale të Ferizajt kanë rrënuar urën me dy harqe në afërsi të bifurkacionit të lumit Neredime në Ferizaj, e cila është ndërtuar në kuadër të një projekti të financuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian.

Rrënimi i saj u bë katër ditë pas raportimit në “Kohën Ditore” se i njëjti projekt po kryhet pa lejen e autoriteteve komunale, ndonëse një zyrtar komunal është përfshirë në këtë projekt.

Firma “Europark”, e cila është duke zbatuar këtë projekt, ka rrënuar punimet e saja të deritashme, derisa ka angazhuar firmën “Architek’s Line” nga Prishtina të punojë sërish projekt të ri, i cili pritet të aprovohet nga Drejtoria komunale e urbanizmit dhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Drejtori i projektit të KE-së, njëherësh drejtor komunal, ka thënë se ky ridizajnim është bërë pas konsultave me Drejtorinë për urbanizëm.

“Pas bisedimeve me MMPH-në të drejtoreshës së urbanizmit, Qazime Vata, dhe zyrtarit për mbrojtje të  ambientit Minir Haxhimusa, është anuluar projekti i parë dhe firma projektuese është  urdhëruar ta projektojë projektin e ri në të cilin tash mbizotërojnë elementet e drurit dhe janë krijuar parametra të rinj të respektimit të hapësirës përreth lumit”, ka sqaruar Grainca.  Ai gjithashtu ka specifikuar se projekti do të kushtojë 80 mijë euro, e jo 436 mijë euro, siç është deklaruar më herët nga komunarët. Projekte kësisoj pritet të zhvillohen me buxhetin prej 436 mijë eurosh edhe në 5 komuna të tjera të rajonit të lindjes.

"Punimet në këtë zonë kanë filluar dhe projekti do ta bëjë funksional këtë fenomen. Aty do të ndërtohet ura, do të rivitalizohen dy mullinjtë ekzistues, do të rregullohet trotuari dhe do të vendoset sinjalistika në tërë territorin e komunës, e cila do t'i shënoj vendet turistike" ka thënë Grainca.

Në projektin me dizajn të ri arkitektët e studios “Architekt’s Line” kanë propozuar që ura të jetë nga druri me shtylla ndriçimi të zonës, ulëse, kurse shtegu për ecje të ndahet me një brez gjelbërimi nga bregu  i lumit dhe të shtrohet me gur të veçantë.

Ndonëse para disa ditësh e kishte mbrojtur idenë e projektit të dështuar, Grainca ka deklaruar se rimodelimi është më i pranueshëm, ndërkohë që prishjen e projektit të vjetër do ta bart mbi vete kompania “Europark”.

Nga ana tjetër, Rrahim Kashtanjeva, njëri nga pronarët që pretendon të ketë hise në Mulirin e Madh që ndodhet në këtë zonë,  i është gëzuar rrënimit të punimeve.

”Ishte bërë mirë që i kishin rrënuar, vërtet ajo punë nuk përngjante në asgjë, tash është rast i mirë që për projektin e ri të vendosim të gjithë së bashku, sepse kështu edhe më lehtë do të arrihet pajtimi ndër ne edhe për Mullirin e Madh”, tha Kashtanjeva.

E, drejtori i kësaj kompanie, Afrim Breznica, ka thënë se punimet për projektin e KE-së do të zgjasin 90 ditë.

Përpos rregullimeve dhe dizajnimit të objekteve përcjellëse, rehabilitimit dhe funksionalizimit të dy mullinjve, sfidë e këtij projekti do të jetë edhe sigurimi i ujit të mjaftueshëm për t’u shfaqur fenomeni i bifurkacionit. Grainca tha se do të ndërhyhet edhe në objektet të tjera turistike  të ngritura buzë lumit Neredime qoftë kur është fjala për drejtimin e ujit apo të lirimit të hapësirës së uzurpuar. Ai gjithashtu ka shfaqur besimin se do të arrihet një mirëkuptim ndërmjet pretenduesve të pronësisë ndaj Mullirit të Madh.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CShi
Tiranė 16°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu