Fushatë vetëdijesuese për largimin e lypësve nga rrugët e Pejës

Artikujt tjerė
- Paska edhe Mmmmmmmm Republika e Kosovës !
- Inspektorati kërcënon me gjoba deri në 10 mijë euro prishësit e rendit publik
- Fushatë vetëdijesuese për largimin e lypësve nga rrugët e Pejës
- Kryetari i Kaçanikut takohet me kreun e BIK-ut për problemet e xhamisë
- Kërkohet emër për Spitalin Rajonal të Gjilanit
- Gjilani, pa politika riintegruese për viktimat e dhunës në familje
- Komuna keqmenaxhuese e parasë publike
- Paska edhe Mmmmmmmm Republika e Kosovës !
- Venis-O-Group ua mori paratë, por sua ndërtoi banesat
- Në xhaminë e Kaçanikut duhet të kthehen rendi e ligji
Pejë, 13 qershor- Mos u jepni para fëmijëve lypës... Mos përkrahni shfrytëzimin e fëmijëve, është emri i fushatës vetëdijesuese me qytetarët, të cilën e ka nisur të enjten Policia e Pejës bashkë me Qendrën për Punë Sociale.
Koordinatori rajonal për projekte dhe preventiva në kuadër të policisë së Pejës, rreshter Fadil Gashi, ka thënë se këto aktivitete janë në vazhdën e projekteve vetëdijesuese dhe preventive që organizohen periodikisht së bashku asociacionet që i përkrahin.
Projekti që jemi duke e implementuar që tri vite me partnerët, Qendrën për Punë Sociale, OSCE-në, Shërbimin sprovues, KLMDNJ, Kryqin e Kuq dhe shumë përkrahës të tjerë ka qëllimin e largimit të fëmijëve nga rruga, ku dihet edhe fakti se sa janë edhe vetë ata të rrezikuar , ka thënë Gashi
Ndërsa, Vera Kolgjeraj nga Qendra për Punë Sociale ka treguar se në kuadër të shumë aktiviteteve që zhvillon qendra, hapësirë e madhe i është dhënë moshës së re. Në këtë kuadër ajo ka thënë se janë verifikuar të gjitha kategoritë e lëmoshëkërkuesve.
Në bashkëpunim me policinë kemi identifikuar të gjitha rastet e lypësve, kemi larguar shumë nga ta nga rruga, e të tjerë i kemi dërguar nëpër shtëpitë e tyre, por paraprakisht kemi gjetur edhe prindërit e tyre dhe kushtet e banimit , ka thënë Kolgjeraj. Sipas saj, problemet janë më të mëdha kur lëmoshë kërkojnë fëmijët së bashku me prindër shkruan sot Koha Ditore .












beka 13.07.2012/13:11
Bravo Vera, per inicijativen dhe punen tende, se ka do "bez obraza" ne Qender dhe jasht saj qe nuk po te pranojne se je punetore e madhe.