Gjilani, pa politika riintegruese për viktimat e dhunës në familje

Artikujt tjerė
- Gjilani, pa politika riintegruese për viktimat e dhunës në familje
- Komuna keqmenaxhuese e parasë publike
- Paska edhe Mmmmmmmm Republika e Kosovës !
- Venis-O-Group ua mori paratë, por sua ndërtoi banesat
- Në xhaminë e Kaçanikut duhet të kthehen rendi e ligji
- Dhjetë zjarre në njëmbëdhjetë ditë
- Vërmica tejkalon mospajtimet rreth lokacionit për ndërtimin e shkollës
- 300 familje të fshatit Skifter të Vitisë përballen me mungesë uji
- Dështon funksionalizimi i Qendrës Mjekësore në lagjen Mati 1
- KEK-u lë pa rrymë 1.500 banorë të lagjes Bojliat , afër Pejës
Gjilan, 13 korrik- Komuna e Gjilanit ska politika riintegruese për viktimat në familje.
Nazife Jonuzi, përgjegjëse e Strehimores rajonale në Gjilan, thotë se mungesa e rritjes së kapaciteteve të punës në këtë qendër po ndikon në qasjen e tyre ndaj trajtimit të rasteve si viktima dhune në familje, për mungesë të përkrahjes institucionale.
Ne si qendër rehabilituese po përballemi me mungesë të hapësirës dhe buxhetit derisa kemi kërkuar një angazhim më të madh të të gjitha institucioneve kompetente për riintegrimin e viktimave të dhunës në familje , thotë Jonuzi. Ajo thotë se me gjithë kërkesat e shumta në adresë të institucioneve për tu dalë në ndihmë këtyre viktimave nuk ka rezultate. Sipas Jonuzit, Qendra në të cilën trajtohen këto viktima nuk ka kapacitete që të bëjë edhe riintegrimin e plotë të tyre, por vetëm fazën fillestare, ngase hapësira në të cilën punohet mund të shërbejë vetëm për 10 raste, kurse aktualisht në të janë 3 raste të cilat po trajtohen në po të njëjtat, aktualisht po i nënshtrohen vetëm një trajtimin primar, e i cili në të shumtën e rasteve nuk po tregohet efikas ngase po përsëriten, shkruan gjerësisht Koha Ditore.
Ndërsa, Zyhdi Haziri, kryetar i Gjykatës së Qarkut të Gjilanit, thotë se rastet e tilla me përpikëri zgjidhen nga gjykatës kur dihet se natyra e tyre është e ndjeshme, por shqetësuese është ajo që rastet e njëjta përsëriten vazhdimisht, thotë Haziri.
E shoh të nevojshme se duhet tu kushtohet kujdes i veçantë institucional trajtimit të këtyre rasteve, thotë Haziri.
Ai thekson se në zbardhjen e këtyre rasteve ndikim të madh do të duhej të kishte edhe raportimi me kohë i tyre kur dihet se mentaliteti i shoqërisë në shumicën e rasteve nuk është pjekur dhe se rastet e dhunës në familje nuk po paraqiten me kohë, gjë që përbën një ngecje sa i përket luftimit të shkeljes së të drejtave të njeriut.
E, zyrtarja e barazisë gjinore në Gjilan, Drita Klaiqi, thotë se femra është ajo e cila më së shumti pëson nga këto raste dhune, duke mos mohuar nevojën se mungesa e qendrave për rehabilitimin këtyre rasteve po shkon në dëm të këtyre të fundit. Edhe pse Komuna çdo vit përmes kornizës së saj buxhetore, jep mjete për nevojat e zyrës e cila sado pak ka mundësit për të punuar në këtë plan nuk janë të mjaftueshme, ngase rritja e kapaciteteve në qendrat rehabilituese varet nga Qeveria e vendit, e cila është e obliguar të merret me ofrimin politikave në përkujdesjen dhe rehabilitimin e këtyre rasteve të cilat nuk po gëzojnë trajtim të mirëfilltë thotë Klaiqi.
Sakaq, Shahadije Rexhepi, përfaqësuese e ATRC-së në Gjilan, thotë të jetë shqetësuese qasja e institucioneve ndaj trajtimit të femrave viktima të dhunës në familje, kur dihet se as për së afërmi nuk plotësohen kërkesat në qendrat rehabilituese. Mungesa e qendrave rehabilituese për trajtimin e viktimave, është një gjë shqetësuese për shoqërinë, ngase viktimat e këtyre rasteve në mungesë të rehabilitimit detyrohen që sërish të kthehen në shtëpitë dhe te personat ku në të kaluarën është ushtruar dhunë ndaj tyre, shprehet Rexhepi.
Legjenda: Nazife Jonuzi, përgjegjëse e Strehimores rajonale në Gjilan, thotë se mungesa e rritjes së kapaciteteve po ndikon në trajtimin e rasteve të viktimave të dhunës në familje









