• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

“Venis-O-Group” ua mori paratë, por s’ua ndërtoi banesat

Publikuar: 13.07.2012 - 09:53



Prishtinë, 13 korrik - Disa qytetarë ndër ta edhe policë kanë nënshkruar kontrata për blerjen e banesave, gjersa ndërtimi i tyre nuk ka nisur fare, raporton KTV. Ata që i kanë dhënë paratë e nuk kanë marrë banesat, kanë protestuar para Policisë së Kosovës, duke akuzuar pronaren e firmës së ndërtimit “Venis-O-Group” për vjedhje parave. Pronarja e kësaj firme ka marrë shuma të majme parash nga qytetarët e që shumë nga ta janë policë e anëtarë të FSK-së, thotë Armend Kuçi, i cili ndihet i mashtruar. Ai thotë se janë ankuar edhe në njësinë e krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës, mirëpo nuk kanë hasur në një përgjigje pasi që lënda në krime ekonomike zgjat deri në 7 vjet. Banesa ishte dashur të ngrihej në lagjen “Mati 1” në kryeqytet, ndërsa investuesja ua kishte paraqitur blerësve edhe lejen e ndërtimit nga Komuna. E akuzuara nuk ka pranuar të fliste, duke kërkuar që të kontaktohet gjatë ditës së nesërme (foto të marketingut të kompanisë “Venis-O-Group”).

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme