• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Në xhaminë e Kaçanikut duhet të kthehen rendi e ligji

Publikuar: 12.07.2012 - 17:39

Kaçanik, 12 korrik - Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, dhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, të enjten kanë biseduar lidhur me polarizimin e komunitetit mysliman të këtij mjedisi pas emërimit të Florim Nezirajt në krye të Këshillit të BIK-ut në Kaçanik. “Myftiu Tërnava e ka njoftuar kryetarin me gjenezën e problemit, ndërsa ka nënvizuar se BIK-u ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë përpjekje për normalizimin e gjendjes”, ka theksuar Hajrush Dullovi, zëdhënës i Komunës, pas takimit të mbajtur në zyrën e Ilazit. Ai e ka cituar Tërnavën të ketë deklaruar se në xhami duhet të kthehet rendi dhe ligji.

Ndërkaq, Ilazi është cituar t'i ketë thënë mysafirit se Komuna nuk do të ndërhyjë në autonominë e brendshme të BIK-ut, por kërkon zgjidhje për dalje nga situata e rëndë në xhami. “Problemet në xhami duhet të zgjidhen edhe për shkak se janë duke reflektuar keq në kontekstin e sigurisë së përgjithshme”, i kishte thënë Ilazi Tërnavës.

Se zhvillimet në xhaminë e qytetit vazhdojnë të mbeten problem që e rëndon gjendjen e sigurisë së përgjithshme në Kaçanik e ka thënë edhe Këshilli Komunal i Sigurisë të hënën. Në këtë kontekst, është rikujtuar se telashet në xhami janë duke i shkaktuar mbështetësit e ish-kreut të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kaçanikut, Musli Vërbani, dhe ata të kreut të ri të këtij institucioni fetar.

“Ky problem është duke na preokupuar tash e 6 muaj. Deri tashti i kemi hapur 30 raste aty për dëmtim të pasurisë, për prishje të rendit dhe të qetësisë publike dhe për armëmbajtje pa leje. Është rasti më i rëndë me të cilin policia është marrë viteve të fundit”, ka theksuar togeri Mehmetali Hajdini, komandant i Stacionit Policor të Kaçanikut.

Komente (1)

Katundari12.07.2012/21:10


O jane qu peshe agallare e katunare veq Zoti bafte rahmet!!!!!!!!

1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu