• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

"Vetëvendosje" : Zyrtarë komunalë u bëjnë presion kaçanikasve

Publikuar: 17.06.2012 - 12:59

Kaçanik, 17 qershor - Lëvizja "Vetëvendosje" i ka akuzuar disa zyrtarë komunalë se janë duke u bërë presion  qytetarëve për ta votuar kandidatin e PDK-së për kryetar të Kaçanikut. Në komunikatën për shtyp të "VV"-së thuhet: "Ora 8:50. Vëllai i kandidatit të AAK-së, Tahir Çaka, është duke qëndruar në qendrën e votimit 0707D, fshati Doganaj. Ky person nuk posedon bexh. Këtë rast e ka raportuar vëzhguesi i Lëvizjes Vetëvendosje! Ilir Cacaj. Në Dubravë, dy persona, Fadil (Nazmi) Guri dhe Faruk (Nazmi) Guri (vëllezër), (Fadil Guri është punëtor në Komunën e Kaçanikut), kanë hyrë dhunshëm për të votuar dhe e kanë fyer vëzhguesin e Vetëvendosjes duke i thënë: 'Ti je pis!'. Pasi ka votuar, Faruk Guri, e ka ekspozuar votën para të gjithëve, duke thënë:  'Ja  për kë duhet me votu, për PDK-në”. Kjo ka ndodhur në fshatin Dubravë, shkolla "Kadri Zeka", QV 706D/02R. Këtë rast e ka raportuar vëzhguesi i  Vetëvendosje!, Ngadhnjim Haxhosaj. Në Begracë, rreth orës 10:05 te shkolla '7 Shtatori', QV 0713D, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Xhelal Gashi, bashkë më Ramadan Luzhën janë duke bërë presion tek qytetarët. Ata janë duke qëndruar në  kafenenë përballë shkollës, që është njëkohësisht edhe Qendra e votimit  0713D. Në fshatin Biçec, në oborrin e shkollës fillore 'Jusuf Gërvalla', QV 0705D, Azem Guri, Drejtor i Arsimit në Komunën e Kaçanikut, Hajrush Dullovi dhe Besim Sallahu, dy të fundit zyrtarë të Komunës së Kaçanikut, po qëndrojnë para shkollës duke bërë presion tek qytetarët dhe duke i udhëzuar se për kë duhet të votojnë. Këtë rast e ka raportuar vëzhguesi i Lëvizjes Vetëvendosje!, Shabi Kodra", thuhet në komunikatën për shtyp të "VV"-së.

Komente (1)

ibish zori18.06.2012/14:05

po a jeni normal se qka jeni duke shkruar o te deshtuar po si mundet me bo presjon ni person kushdo qoft ai nga kafeneja se per cilin duhet te vononi ju apo ata po leni kto sjellje te ndyra o VV se te gjith jua kan kuptuar qellimin e juaj harrone endrren per te u ulur ne ... riken e kryeministrit.edhe nje gje ju mendoni qe ta ndryshoni politiken ne kosov por mendoni se duhet tju perkra populli e populli nuk ju perkra se nuk mundeni qe ju te ini mate mir se te tjeret megjithse ne zgjedhjet e ardhshme doti keni 6 ulese ne parlament ju siguroj per ket jo ma shum.

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell