PDK-ja e LDK-ja s`flasin për projekte, por për mirëqeverisje

Artikujt tjerė
- PDK-ja e LDK-ja s`flasin për projekte, por për mirëqeverisje
- Mustafa: Ska probleme në LDK-në e Gjakovës
- Gropat e rrugëve të kryeqytetit smbyllen as me 280 mijë euro
- Peja bëhet me trafik urban
- Protestë serbësh për lirimin e Jovica Milkoviqit
- Dëmet nga orteku në Restelicë - 450 mijë euro
- Prishtina s`i ka 180 mijë banorë, por 500 mijë
- Partitë publikojnë emrat e kandidatëve për Kaçanik
- Pastrimi më 24 maj me të gjitha kapacitetet në pastrim
- Zafir Berisha miraton qëndrimet Fatmir Limës
Ferizaj, 25 maj- Ditën e dytë të fushatës për balotazh në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Ferizaj të dy kandidatët e kanë shfrytëzuar për debate televizive, vizita te familjet e dëshmorëve, si dhe takime elektorale nëpër fshatra. Si kandidati i PDK-së, Agim Aliu, ashtu edhe ai i LDK-së ,Adem Salihaj, më shumë kanë folur për kulturën politike si dhe për qeverisjen e mirë se sa për projekte konkrete për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Edhe të enjten liderët e partive Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kishin lënë Prishtinën dhe ua kishin mësyrë fshatrave të Ferizajt, për të qenë përkrah kandidatëve të tyre.
Thaçi: Zgjedhjet në Ferizaj, barometër i skenës politike kosovare
Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, në përkrahje të kandidatit, Agim Aliu, ka falënderuar qytetarët e fshatrave Talinoc, Softaj, Sazli, Papaz dhe Rahovicë në emër të PDK-së, por edhe të Qeverisë për fitoren në raundin e parë, duke shprehur bindjen për rezultat të njëjtë edhe në balotazh.
Po e shoh në sytë tuaj, po e lexoj në fytyrat tuaj se do të votoni sërish për Agimin, u drejtohej ai fshatarëve. Thaçi ka shpërndarë falënderime edhe për kategoritë tjera si për mësimdhënësit, personelin mjekësor, e zjarrfikësit duke u përqendruar posaçërisht te pronarët e bizneseve për përkrahjen që po i japin kandidatit të PDK-së. Thaçi zgjedhjet në Ferizaj i ka konsideruar si shumë të rëndësishme duke i vlerësuar si barometër të skenës politike kosovare. Sipas tij, vota për kandidatin e PDK-së është votë për Ferizajn e zhvilluar dhe evropian. Ai ka përsëritur gatishmërinë që të mbështetë çdo projekt të kandidatit Agim Aliu, i cili u cilësua si njeri i mirë, lider dhe kryetar i mrekullueshëm. Vetë kandidati Aliu liderin Thaçi e ka cilësuar promotor të ndryshimeve, duke mos e fshehur se tërë mbështetjen e ka tek ai për sukseset në qeverisjen, të cilën ai beson se do ta fillojë. Nuk është fitore vetëm e PDK-së, por e vlerave politike të krijuara gjatë kohës së qeverisjes, ne instaluam një tolerancë dhe kulturë demokratike në kuvendin komunal, është shprehur Aliu.
Duke i krahasuar përqindjet me kundërkandidatin, Aliu ka theksuar se ndryshimi në përqindje prej 41 dhe 24 për qind nuk është thjesht numër, por ndryshim në konceptin dhe përkushtimin politik.
Në takimin e PDK-së u përmendën edhe shifra të projekteve të realizuara duke potencuar se për më pak se 5 vjet janë financuar 40 milionë euro, kurse LDK-ja për shtatë vjet ka financuar 17 milionë në projekte.
Takimi u mbyll me thirrjet që të dilet në votime dhe ti përcillet Kosovës një mesazh i mirë. Por nuk u harrua tu thuhet të pranishmëve që në votime të mos dalë veç i zoti i shtëpisë, por burra e gra, mos e lini asnjë votë në shpi. Janë ftuar edhe anëtarët e partive të tjera ta votojnë PDK-në.
Salihaj: Vetëm LDK-ja ka kulturë politike të udhëheqë shtetin
Komogllava ishte caku i LDK-së për të përmbushur ditën e dytë të fushatës. Një pjesë e banorëve patën rastin të dëgjojnë edhe konstatime. Ju e keni pasur kryetarin nga fshati juaj (Bajrush Xhemajlin) dhe mund të krahasoni kur është investuar më shumë në Komogllavë, kur ishte LDK-ja apo gjatë këtyre viteve të PDK-së. Në këtë frymë foli edhe kandidati Adem Salihaj, i cili ktheu prapa shikimin ndër vite, duke ua kujtuar fshatarëve se dy të tretat e rrugëve janë shtruar në kohën e tij, sa ishte kryetar komune.
Vetëm LDK-ja ka një kulturë politike të udhëheqë me shtetin, LDK-ja është parti që mund të krijojë shtet të mirëfilltë, andaj është koha të fillojmë të krijojmë vlera për të gjithë e jo të punohet vetëm për interesa të ngushta klanore, është shprehur Salihaj. Ai ka premtuar se për projektet e reja do të bisedohet hapur me qytetarët dhe se ato nuk do të mungojnë. Ne kemi udhëhequr më mirë me 17 milionë, për shtatë vjet, kurse këta të PDK-së as me 50 milionë euro nuk kanë bërë sa ne, ka thënë Salihaj. Mirëpo për të ndryshuar këtë qeverisje Salihaj i ka përkujtuar të pranishmit se duhet të shkojnë te kutitë e votimit. Nga aty fillon ndryshimi, ka përfunduar Salihaj. Ndërkaq Sahit Krasniqi në emër të LDD-së ka bërë thirrje për të dalë në votime.
Këto zgjedhje nuk janë për një vit, por për pesë vjet, ka thënë Krasniqi në tentim për t`i motivuar votuesit potencialë.
E, lideri i LDK-së ka folur me gjakftohtësi duke e shprehur përkrahjen e plotë pa ekuivoke ndaj Salihajt.
Ky është kandidat i LDK-së dhe ne e mbështesim pa rezervë , ka theksuar Mustafa duke reflektuar një monolitetpartiak.
Nuk është qëllimi që LDK-ja ta fitojë një kryetar në një komunë, por është qëllimi që të fillojnë ndryshimet, është shprehur Mustafa duke ftuar edhe votuesit e partive të tjera që nuk kanë votuar në raundin e parë, kësaj radhe ta votojnë LDK-në. Ai ka ritheksuar se LDK-ja është në fazën e përmirësimeve të gabimeve, ndaj ka motivuar fitoren eventuale të LDK-së edhe me faktin se Ferizaj duhet të bëhet shembull i qeverisjes së mirë sot që nesër të bëhet model i qeverisjes së mirë për Kosovën .
Edhe takimi i LDK-së u mbyll me ftesa të hapura ndaj qytetarëve që të dielën të dilet në votim sa më masivisht.











ademi25.05.2012/14:02
Oj redaksi po per qfar projekte do te flasin keta te PDKs dhe LDKs keta nuk kan pas nuk kan dhe nuk do te ken projekte per keto dy parti esht me rendesi qe te vihet ne pozita udhheqse e per hallet e popullit as qe e qajn koken sepse keta jan nda prej fatit te popullit moti.