• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Toyota dyfishon fitimet

Publikuar: 09.05.2012 - 16:54

Tokio, 9 maj  - Si shenjë e rimëkëmbjes, kompania e automjeteve “Toyota” ka njoftuar se fitimet e saj në neto pritet të dysfishohen në vitin e ardhshëm, në rreth 10 miliardë dollarë.

Prodhuesi i makinave me seli në Japoni, tha të mërkurën se fitimet gjatë tremujorit janar-mars janë katërfishuar, për 1.5 miliardë dollarë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Toyota” thotë se fitimet e pritet të rriten për shkak të rritjes së kërkesës botërore për automjete të vogla me çmim të ulët dhe që janë të përshtatshme për mjedis.

Analistët thonë se parashikimi optimist i "Toyota"-s për vitin e ardhshëm fiskal duket se shënon një rikthim të fuqishëm pas një viti të mbushur me vështirësi si pasojë e tërmetit dhe cunamit të marsit të 2011-ës.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell