LDK kundër shtrenjtimit të rrymës dhe për shtrirje të KEK-ut në veri

Artikujt tjerė
- LDK kundër shtrenjtimit të rrymës dhe për shtrirje të KEK-ut në veri
- Qeveria thellon partneritetin me Odën Ekonomike Amerikane
- OEAK hyn në partneritet me Qeverinë
- Edhe një hap lehtësues për regjistrimin e bizneseve
- Vazhdon rritja e çmimeve
- Sharrcemi ua shkurtoi bonuset punëtorëve
- Autostrada Prishtinë-Shkup nis në fund të vitit
- Sony shkurton 10 000 vende pune
- BERZH jep 15.5 milionë euro për sigurinë e digave
- Shqipëria katërfish me shumë fitim se Kosova në shkëmbimet tregtare
Prishtinë, 14 prill - Reagimi i KEK-ut, pas kritikave të LDK-së ndaj Qeverisë Thaçi për neglizhencë të sektorit të energjisë, është i natyrës politike dhe tregon se kjo kompani është instrumentalizuar plotësisht nga partia në pushtet.
Të dhënat nga Raporti Financiar për vitin 2011 i Ministrisë së Financave tregojnë se nga viti 2008 deri më 2011, KEK-u ka pranuar 177 milionë Euro nga buxheti i Kosovës. Vetëm në vitin 2010 ka marrë 60 milionë, ndërsa më 2011 ka marrë 30 milionë. Prandaj, rritja e fitimit neto në pasqyrat e KEK-ut është mashtrim me numra, pasi ai fitim është rritur nga mjetet e grantit nga buxheti, në të cilin buxhet kanë kontribuar qytetarët me taksat e tyre. Në buxhetin e vitit 2012, janë paraparë edhe 37 milionë subvencione për ndërmarrje publike, prej të cilave 13 milionë i shkojnë KEK-ut. Kësaj i shtohen edhe 4.5 milionë për energjinë për familjet që janë raste sociale.
KEK duhet të japë përgjigje se me çfarë procedure i paraqet si shpenzime rreth 22 milionë euro në vit në emër të humbjeve nga shlyerja e llogarive të farkëtueshme, të cilat i ka prezantuar në pasqyrat financiare të saj.
LDK përkujton KEK-un se energjia në Kosovë është ndër më të shtrenjtat në rajon. Kjo parit kërkon nga KEK-u që në vend së të kërkoi rritjen e çmimit të energjisë, të rrisë shtrirjen e saj në veri të Mitrovicës dhe të inkasoi rreth 5% të energjisë në atë pjesë të vendit dhe në enklavat të banuara me serbë nëpër Kosovë.
LDK përkujton KEK-un se shpenzimet e bizneseve janë rritur mesatarisht me 10% për shkak të furnizimin jo stabil me energji. Kjo i ka bërë produktet vendore jo konkurrente në tregjet ndërkombëtare.
LDK kërkon nga KEK-u që të rrisë performancën dhe të ndalojë shkeljet dhe keqpërdorimet masive me tendere. Raporti i Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik për vitin 2011 thekson se KEK ka pranuar më së shumti ankesa nga operatorët ekonomik për parregullsi në tendere në 31 raste të ndryshme.














