• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Spanja shkurton buxhetin

Publikuar: 30.03.2012 - 20:14

Madrid, 30 mars - Qeveria spanjolle ka shpalosur draft-buxhetin për vitin 2012, i cili përfshin shkurtime në shumë mbi 27 miliardë euro. Qeveria njoftoi se masa përfshin ngrirjen e pagave të punëtorëve të sektorit publik dhe reduktimin e buxheteve për ministritë me rreth 17 për qind.

Pas mbledhjes së kabinetit, zëvendëskryeministrja Soraya Saenz de Santamaria tha se Spanja “ka qenë në një situatë të jashtëzakonshme”.

Sipas saj, prioritet i parë është “të pastrohen llogaritë publike”.

Kryeministri Mariano Rajoy, qeveria e të cilit ka marrë detyrën 100 ditë më parë, ka paralajmëruar se draft-buxheti “mund të jetë shumë i ashpër”.

Ekonomia e Spanjës po rrëshqet sërish në recesion, në kohën kur shkalla e papunësisë së saj është më e larta në mesin e të 17 vendeve të Eurozonës.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 27°CI kthjellėt
Shkup 29°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell