• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Statusi e benefitet e veteranëve të luftës, më vonë

Publikuar: 02.12.2011 - 10:12

Prishtinë, 2 dhjetor - Ekzekutivi ka obliguar deputetët që t’i tërheqin amendamentet e bëra gjatë punës në Komisionin për Punë, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në projektligjin që përcakton të ardhurat për kategorinë e veteranëve të luftës. Anëtarët e këtij komisioni parlamentar kanë tërhequr idetë e tyre nga projektligji për vlerat e luftës, duke e kthyer atë në gjendjen në të cilën e kishte dorëzuar Qeveria tek Kuvendi, shkruan sot “Koha Ditore”. Në këtë mënyrë, marrëveshja e Qeverisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar do të mbetet e paprekur. Ky hap, në bazë të marrëveshjes së lidhur me Bankën Botërore, i hap rrugën ardhjes së 20 milionë eurove nga ky institucion financiar botëror. Në anën tjetër, vetëm neni 12 i projektligjit përmend çështjen e veteranëve. Në këtë nen thuhet se duhet të krijohet një ligj i posaçëm nëpërmjet të cilit caktohen statusi dhe benefitet për këtë kategori.

“Sipas dispozitave të këtij ligji, nga organi përgjegjës i Qeverisë njihet dhe përcaktohet statusi i veteranëve të UÇK-së. Të drejtat në beneficione për veteranët e UÇK-së, si dhe kriteret e kualifikimit për njohjen dhe realizimin e tyre do të rregullohen me ligj të veçantë”, thuhet në projektligj.

Në këtë kontekst është themeluar një komision, i cili gjatë vitit 2012 do të bëjë verifikimin e veteranëve të luftës dhe më krijimin e një liste të plotë me emrat e tyre. Ky do të jetë edhe hapi i pari i fillimit të punës në projektligjin që përcakton statutin e veteranëve dhe benefitet e tyre.

Ndërkohë në projektligjin, i cili pritet që të shkojë në lexim të dytë gjatë dhjetorit, janë të përcaktuara benefitet për kategoritë e tjera të luftës, familjet e dëshmorëve dhe viktimave civile, invalidëve dhe të dëmtuarve të tjerë në luftë (gjerësisht sot në “Kohën Ditore”)







Vlera financiare e përfitimeve, sipas Projektligjit për vlerat e luftës



Pensionet familjare për familjet e dëshmorëve të UÇK-së

Familja që e ka dhënë një dëshmor    358,50 €

Familja që i ka dhënë dy dëshmorë    428,70 €

Familja që i ka dhënë tre dëshmorë    463,80 €

Familja që i ka dhënë katër dëshmorë    498,90 €

Familja që i ka dhënë më shumë se 4 dëshmorë    534,00 €



Pensionet familjare për familjet e të zhdukurve të UÇK-së

Familja me një të zhdukur të UÇK-së        358,50 €

Familja me dy të zhdukur të UÇK-së        428,70 €

Familja me tre të zhdukur të UÇK-së        463,80 €

Familja me katër të zhdukur të UÇK-së    498,90 €

Familja me më shumë se 4 të zhdukur të UÇK-së    534,00 €



Pensionet invalidore personale për invalidët e UÇK-së

Invalidi me dëmtim trupor mbi 80%    358,50 €

Invalidi me dëmtim trupor prej 71- 80%    330,00 €

Invalidi me dëmtim trupor prej 61- 70%    315,00 €

Invalidi me dëmtim trupor prej 51- 60%    300,00 €

Invalidi me dëmtim trupor prej 41 -50%    285,00 €

Invalidi me dëmtim trupor prej 31- 40%    255,00 €

Invalidi me dëmtim trupor prej 20 -30%     180,00 €



Shtesa për përkujdesje dhe ndihmë për invalidët e UÇK-së

Kujdestari për invalidin me dëmtim trupor me mbi 80%  = 180,00 €



Pensionet familjare pas vdekjes së invalidit të UÇK-së

Invalidi me dëmtim trupor mbi 80%    286,80 €

Invalidi me dëmtim trupor prej 71- 80%    264,00 €

Invalidi me dëmtim trupor prej 61- 70%    252,00 €

Invalidi me dëmtim trupor prej 51- 60%    240,00 €

Invalidi me dëmtim trupor prej 41 -50%    228,00 €

Invalidi me dëmtim trupor prej 31- 40%    204,00 €

Invalidi me dëmtim trupor prej 20 -30%    144,00 €



Pensionet familjare për familjet e viktimave civile

Familja e viktimës civile    135,00 €



Pensionet familjare për familjet e të zhdukurve civilë

Familja e të zhdukurit civil    135,00 €



Pensionet invalidore personale për invalidët civilë të luftës

Invalidi me dëmtim trupor mbi 80%    122,00 €

Invalidi me dëmtim trupor prej 61- 80%    109,00 €

Invalidi me dëmtim trupor prej 40- 60%    96,00 €



Shtesa për përkujdesje dhe ndihmë për invalidët civilë të luftës

Kujdestari për invalidin me dëmtim trupor me mbi 80%    40,10 €



E drejta në pensionin familjar pas vdekjes së invalidit civil të luftës

Invalidi me dëmtim trupor mbi 80%    98,60 €

Invalidi me dëmtim trupor prej 61- 80%    88,20 €

Invalidi me dëmtim trupor prej 40- 60%    77,80 €

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme