• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Efektet e preferencave tregtare të BE-së

Publikuar: 07.03.2013 - 16:34

Prishtinë, 7 mars - Rikthimi i zbatimit të preferencave tregtare që nga fillimi i vitit 2012 ka pasur efekt pozitiv te kompanitë prodhuese në Kosovë, thonë përfaqësues të komunitetit të biznesit, afaristë, por edhe përfaqësues të ekzekutivit.

BE-ja ka vendosur masa preferenciale për gjitha vendet e Ballkanit perëndimor. Zbatimi i kësaj marrëveshje nënkupton që prodhuesit kosovarë produktet e veta mund t’i eksportojnë në vendet e BE-së pa iu nënshtruar tarifave doganore apo kufizimeve në sasi.

Një ndër kompanitë që kanë hetuar efektin pozitiv është edhe ajo “Laberion”, që merret me prodhimin e lëngjeve natyrale “Dona” dhe “EKS”.

Pronari i kësaj fabrike, Bashkim Osmani tregon se që nga rikthimi i këtyre masave nuk ka pasur ndonjë problem, dhe se produktet i eksporton në shumë vende të rajonit, por edhe të Evropës.

Ai thotë se vetëm në BeH eksporton mbi 25 për qind të prodhimit të përgjithshëm.

“Eksportojmë në Zvicër, Suedi, Norvegji dhe Gjermani. Dhe, që nga rikthimi i preferencave të BE-së nuk kemi pasur asnjë telash. Eksporti bëhet i zakonshëm, si çdo herë dhe nuk kemi problem”, tha Osmani për Radion Evropa e Lirë.

Edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, thonë se zbatimi i preferencave tregtare ka shënuar rezultate, por jo në nivelin e kënaqshëm.

Agim Shahini, nga AKB, shprehet se bllokimi i eksportit kosovar në vitin 2011 nga BE-ja, ka shkaktuar dëme të theksuara për bizneset kosovare, për arsye se prodhuesit tonë e kanë humbur tregun evropian.

“Vështirë po e marrin tashti këtë treg, sepse për rikthim të tregut të humbur, jo me fajin e bizneseve, kërkohet një investim i madh dhe për këtë investim të madh bizneseve kosovare u mungon mbështetja financiare, fondet e ndryshme dhe shumë vështirë po kthehen në BE. Megjithatë, ka rezultate të vogla, por jo të kënaqshme”, tha Shahini.

Edhe zyrtarë të Qeverisë theksojnë se preferencat tregtare janë duke u zbatuar. Ata u bëjnë thirrje të gjitha kompanive eksportuese që, në rast të paraqitjes së ndonjë problemi, të ankohen tek organet kompetente.

Arta Istrefi, nga MTI, tha se që nga rikthimi i këtyre masave nuk është shënuar ndonjë problem eventual.

“Ne gjithmonë kemi bërë thirrje për të gjitha bizneset që vlerësojnë se ju bëhet e padrejtë për një çështje të caktuar, që ndërlidhet me ministrinë tonë, të vijnë dhe të ankohen me dokumentacionin e paraqitur qoftë në Departamentin e Tregtisë apo edhe vetë në kabinetin e ministres”, tha ajo.

Preferencat tregtare mbështesin integrimin ekonomik në BE dhe çojnë përpara stabilitetin politik dhe përparimin ekonomik të tërë rajonit.

Gjithashtu, me këto masa rregullohet e drejta për qasje të liruar nga dogana në tregun e BE-së për pothuajse të gjitha mallrat, pa sasi të kufizuar, deri në fund të vitit 2015.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CI kthjellėt
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell