Ekonomia e SHBA në rritje të lehtë

Artikujt tjerė
- Ekonomia e SHBA në rritje të lehtë
- MTI rrezikon të gjobitet me 16 milionë euro
- UP-ja si publikon me muaj përfituesit e bursave
- Paketë reformash për nxitjen e prodhimit vendor
- BE-ja gjobit me 561 milionë euro Microsoftin
- BE-ja humb 120 miliardë euro nga korrupsioni
- Zgjerohet hendeku social në Gjermani
- Privatizimi i Distribucionit - joligjor, IFC-ja reagon ndaj Zërit
- Maqedonia mbulon importin me eksport 61,5 për qind
- Bursa e New Yorkut Dow Jones thyen rekordin historik
Washington, 7 mars - Vazhdon me ngadalë dhe gradualisht, por në mënyrë konstante, përmirësimi i ekonomisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Është kjo panorama financiare e përshkruar nga Federal Reserve, që nënvizon se si pothuajse në të 12 rajonet e bankës qendrore aktiviteti ekonomik është zgjeruar me një ritëm modest në janar dhe në fillim të shkurtit.
Kjo, sipas FED, ka ardhur falë rritjes së përgjithësuar të shpenzimeve për konsum, si dhe përmirësimit të sektorit të turizmit dhe automobilistik, që ka regjistruar shitje solide.
Tregu i pronave të patundshme, thuhet në të ashtuquajturin beige book, është përforcuar pothuajse në të gjithë rajonet e bankës dhe çmimet e shtëpive kanë pësuar një rritje.
Ndërsa presionet inflacioniste kanë qenë në përgjithësi modeste, me përjashtim të disa lëndëve të para, thotë dokumenti i institutit federal.
Në rimëkëmbje është edhe sektori i shërbimeve dhe aktiviteteve të manifakturës, ndërsa është modest përmirësimi i kushteve të tregut të punës. Kërkesa për kredi, në fund, duket e qëndrueshme ose në rritje të lehtë.













