MTI rrezikon të gjobitet me 16 milionë euro

Artikujt tjerė
- MTI rrezikon të gjobitet me 16 milionë euro
- UP-ja si publikon me muaj përfituesit e bursave
- Paketë reformash për nxitjen e prodhimit vendor
- BE-ja gjobit me 561 milionë euro Microsoftin
- BE-ja humb 120 miliardë euro nga korrupsioni
- Zgjerohet hendeku social në Gjermani
- Privatizimi i Distribucionit - joligjor, IFC-ja reagon ndaj Zërit
- Maqedonia mbulon importin me eksport 61,5 për qind
- Bursa e New Yorkut Dow Jones thyen rekordin historik
- Mielli e gruri nga Serbia të kontaminuara
Prishtinë, 7 mars - Në Departamentin Ekonomik të Gjykatës Themelore në Prishtinë, këtë javë është mbajtur për të tretën herë, seanca përgatitore ndërmjet palëve ndërgjyqësore Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe Gorenje Elektromotori me seli në Gjakovë. Kjo ripërsëritje ndodhi si rezultat i ndërrimit të gjyqtarit të çështjes.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë paditet meqë pretendohet të ketë dëmtuar materialisht Gorenje Elektromotorin me seli në Gjakovë, si rezultat i shpërfilljes së fakteve, argumenteve dhe ligjit me rastin e shqyrtimit të aplikacionit për ta regjistruar këtë biznes si person juridik. Si rezultat, Gorenje Elektromotori pretendon se është detyruar që ta ndërpresë aktivitetin prodhues në fabrikë me çrast i është shkaktuar një dëm material i pariparueshëm, shkruan gazeta Jeta ne Kosovë.
Siç raporton indeksonline, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) rrezikon të gjobitet me 16 milionë e 442 mijë e 445 euro, sa ka kërkuar paditësja, në emër të dëmit material, kamatës ligjore dhe shuarjes së perspektivës së ndërmarrjes.
Përfaqësuesi i autorizuar i palës paditëse, Albert Baraku, theksoi se si rezultat i mosregjistrimit të veprimtarisë brenda periudhës 2003-2006, Gorenje Elektromotori me seli në Gjakovë ka qenë inekzistente, andaj nuk kanë mundur të shpalosë bindjen te Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) për tia bërë regjistrimin e nevojshëm.
Megjithatë në vitin 2006 është marrë vendim nga Gjykata Ekonomike që në afat prej 30 ditësh, e paditura ta regjistrojë Gorenje Elektromotorin. Përkundër kësaj, nga viti 2006-2008 nuk është pranuar asnjë dokument ligjor se personi juridik në fjalë është regjistruar.
Gorenje Elektromotori ka qenë vazhdimisht aktive në ushtrimin e veprimtarisë së saj e këtë e ka konstatuar Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës, tha përfaqësuesi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Prishtinë.
Shqyrtimi kryesor u caktua për datën 8 prill.














