UP-ja si publikon me muaj përfituesit e bursave

Artikujt tjerė
- UP-ja si publikon me muaj përfituesit e bursave
- Paketë reformash për nxitjen e prodhimit vendor
- BE-ja gjobit me 561 milionë euro Microsoftin
- BE-ja humb 120 miliardë euro nga korrupsioni
- Zgjerohet hendeku social në Gjermani
- Privatizimi i Distribucionit - joligjor, IFC-ja reagon ndaj Zërit
- Maqedonia mbulon importin me eksport 61,5 për qind
- Bursa e New Yorkut Dow Jones thyen rekordin historik
- Mielli e gruri nga Serbia të kontaminuara
- PTK-ja shkel Ligjin e prokurimit
Prishtinë, 7 shkurt - B.T., që hyn në mesin e 3 studentëve të tjerë të një familjeje nga Fushë-Kosova, ka më shumë se dy muaj që e pret lirimin nga pagesa në UP. Këtë të drejtë atij ia lejon legjislativi i Universitetit të Prishtinës, mirëpo sivjet vonesat janë shumë më të mëdha se vitet e mëparshme. Në praktikat e deritashme lista e studentëve të liruar nga pagesa dihej pothuajse në janar, kurse sivjet jo. Nga këto vonesa B.T. thotë se e ka pësuar keq. Unë e kam humbur afatin e pagesës së semestrit të ri, shkaku që Universiteti i Prishtinës ende nuk i ka publikuar listat e studentëve që lirohen nga pagesa e semestrit, ka thënë ai, teksa ka treguar se për ta fituar këtë të drejtë ka aplikuar në tetor të vitit të shkuar. Aplikova brenda afatit kohor, por prej atëherë nuk kemi marrë përgjigje, është shprehur ai. Ai thotë se ka një vëlla e një motër në studime, se i ka paraqitur të gjitha dëshmitë bashkë me aplikacionin, prandaj edhe duhet të lirohet nga pagesa. Si B.T. janë edhe shumë të tjerë, që e kanë të njëjtin hall. Në këtë telash janë edhe qindra studentë të tjerë të kategorizuar si raste me vështirësi sociale e ekonomike.
Në semestrin e parë jam gjetur disi dhe e kam regjistruar semestrin, kurse semestrin e dytë se kam regjistruar ende, vetëm si pasojë e mungesës së mjeteve, ka thënë një studente nga Peja, e cila po ashtu nuk ka dashur ti publikohet emri nga frika se mund tia bëjë dikush me inat dhe të mos ia japë të drejtën e lirimit.
Po jetojmë në një shoqëri ku për shprehjen e mendimit të lirë mund të të hakmerren, ka thënë ajo, pa e treguar as drejtimin e studimeve. Mirëpo, në emër të studentëve të Fakultetit të Filologjisë, ka folur kryetari i Këshillit të studentëve në këtë fakultet, Granit Geci. Nëse jo pagesat, atëherë listat e përfituesve si të liruar nga pagesat do të duhej të dilnin shumë më herët nga Rektorati. Dalja e listave do ti siguronte studentët për tu gjetur disi, pasi që do ta kishin më lehtë tu ktheheshin mjetet që do ti huazonin, ka thënë Geci.
Pos kategorive të studentëve të liruar nga pagesat, Universiteti i Prishtinës sivjet si ka bërë gati as listat e atyre që të drejtën e bursës e kanë duke u bazuar në sukses, notën mesatare mbi 9, kryerjen e provimeve të vitit paraprak, mospërsëritjen e vitit etj, shkruan sot Koha Ditore). Nga ana tjetër, vonesën e rregullimit të kësaj çështjeje e ka pranuar edhe këshilltari i rektorit të UP Hasan Prishtina, Ardian Kastrati. Por, sipas tij, vonesa fillimisht është bërë për shkak që nuk ka pasur buxhet. Është siguruar buxheti dhe komisioni është duke e kryer punën. Shpejt do të bëhet seleksionimi i aplikuesve, e pastaj do të bëhen edhe pagesat e bursave, ka thënë ai, për të treguar se kompetencat e tjera në këtë çështje i takojnë Këshillit Drejtues të UP-së.
Anëtarja e Këshillit Drejtues të UP-së, Elife Podvorica, ndërkaq ka thënë se për këtë çështje është duke punuar një komision i KD të UP-së. Kurse Ajvaz Berisha, anëtar i Komisionit përkatës, ka treguar se sivjet ka më shumë kërkesa për lirim nga pagesat se vitet e mëparshme prandaj, sipas tij, ky ka qenë problemi i vonesave nga Komisioni. Kemi pranuar rreth 3000 aplikacione. Secili aplikacion i ka afërsisht 10 faqe, gjë kjo që tregon se ka pasur shumë punë, është arsyetuar ai, derisa është zotuar se publikimi i listave do të jetë çështje ditësh. Sidoqoftë, Berisha ka treguar se të gjithë përfituesve të liruar nga pagesa, sipas rregullave të Universitetit, u kthehen paratë e harxhuara për regjistrim të semestrave.
Të drejtë lirimi nga pagesat, sipas legjislacionit në fuqi të UP-së, kanë kategoritë e dala nga lufta, një nga tre studentët e një familjeje të ngushtë, që i ndjekin studimet në UP etj.
Kurse të drejtën e bursës e gëzojnë të gjithë ata studentë që e kanë mbaruar vitin paraprak e që nuk e kanë përsëritur asnjë vit dhe që e kanë notën mesatare mbi 9:00.











