• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Biznese italiane të interesuara për investime në Klinë

Publikuar: 20.10.2012 - 13:29

Klinë, 20 tetor - Kryetari i komunës italiane, Greve de Chianti, Alberto Bencista, gjatë një vizite treditore komunës së Klinës, ka thënë se biznesmenët italianë janë të interesuar të investojnë në bujqësi dhe artizanate, por problem paraqet mos integrimi i Kosovës në BE.“Mos integrimi i Kosovës në BE mbetet problem për tërheqjen e investitorëve, mirëpo besoj që pas një kohë të shkurtër edhe kjo do të arrihet. Ne jemi të interesuar të investojmë në hapjen e bizneseve të ndryshme në komunën e Klinës, më qëllim të avancimit të bizneseve klinase dhe punësimit të banoreve të kësaj komune”, ka thënë ndër të tjera Bencista, që vjen nga rajoni i Toskanës së Firences, raporton korrespodenti i Kohës Ditore.

Kreu i komunës Greve de Chjianti, bashkë me një grup prej dhjetë vetash, në mesin e të cilëve edhe biznesmenë e inxhinierë, kanë qëndruar tre ditë në Klinë, ku janë njohur me disa biznese dhe me bukuritë natyrore.

“Shumica e biznesmenëve të këtij delegacioni janë për herë të parë në Kosovë, është shumë e rëndësishme që këtyre t’ju krijohet një raport besimi, në mënyrë që ata të jenë të gatshëm të investojnë në Klinë. Pas një kohë do të bëjmë edhe binjakëzimin e dy komunave, dhe besoj se ky pakt miqësie do të ofrojë një bashkëpunim më të madh në mes të biznesmenëve italianë dhe atyre klinas”, u shpreh Bencista.

Kryetari i Klinës, Sokol Bashota premtoi se komuna do të ofrojë kushte të favorshme për tërheqjen e investitorëve për hapjen e bizneseve të ndryshme në Klinë. “Ne jemi të nderuar me këtë vizitë, ky është vetëm fillimi, përmes kësaj kemi hapur rrugën e bashkëpunimit në fusha të ndryshme”, ka thënë Bashota.

Biznesmeni Giussepe Igra, pronar i firmës Imperial, ka treguar se është i interesuar që të investojë në Kosovë, përkatësisht ne Klinë, por duhet të shihen edhe mundësit e plasimit të këtyre produkteve në tregun kosovar, duke pasur parasysh çmimet që nuk përkojnë me mundësitë e blerësve.

Delegacioni italian ka vizituar objekte të kultit fetar dhe biznese të ndryshme klinase. Gjatë vizitës në firmën “Gllareva”, saktësisht Fabrikën e çokollatës “Amo”, njëra ndër fabrikat e suksesshme të kësaj komune dhe me gjere pas privatizimit, pronari Bujar Morina ka thënë se produktet e tyre tashme kanë gjetur tregun në Maqedoni, Kroaci, Holandë, Gjermani, Malin e Zi, në Shqipëri e gjetiu.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu