• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Kosova e gatshme për realizimin e hekurudhës me Shqipërinë

Publikuar: 13.10.2012 - 16:46

Prishtinë, 13 tetor - Pas lidhjes përmes autostradës Durrës - Morinë - Merdar, Kosova është e gatshme të ketë një lidhje tjetër me Shqipërinë nëpërmjet një linje hekurudhore, thonë autoritetet në Prishtinë. Sipas tyre, por edhe ekspertëve të kësaj fushe, me gjithë efektin pozitiv të autostradës, rruga hekurudhore mes Kosovës dhe Shqipërisë, do të ishte një mundësi e mirë për të ulur edhe më shumë koston, si dhe për të stimuluar zhvillimin ekonomik, raporton Radio Evropa e Lirë.

Agron Thaçi, drejtor i Hekurudhave të Kosovës, thotë se ekzekutivi i vendit është i gatshëm për realizimin e këtij projekti. Për këtë qëllim, ai bën të ditur se kanë pasur disa takime me autoritetet në Shqipëri për të shikuar mundësitë financiare për fillimin e ndërtimit të linjës hekurudhore që do të lidhte këto dy shtete.

“Ne kemi biseduar me autoritete nga hekurudhat e Shqipërisë, që të riaktualizojmë, t’i shtrojmë çështjet në tavolinë, t’i shohim me ekspertët, ta shohim fizibilitetin se sa është fizibile dhe cilat janë mundësitë dhe burimet financiare. Qeveria e Kosovës, shteti i Kosovës është shumë i interesuar për t’u lidhur me Shqipërinë edhe me hekurudhë”, thotë Thaçi për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, Thaçi tregon se  kjo gatishmëri duket vështirë e realizueshme për shkak të kostos financiare, terrenit të papërshtatshëm dhe gjatësisë së hekurudhës në shtetin shqiptar.

“Bëhet fjalë nga shteti shqiptar prej 83 kilometra, me një konfiguracion shumë- shumë të vështirë, ndërsa nga ana jonë bëhet fjalë për 17-20 kilometra, me një terren shumë të përshtatshëm. Prandaj, ne jemi në bisedime, është vullneti i Qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare, por të shohim në vitet në vazhdim, ndoshta pas 1-2 vjetësh”, shton Thaçi.

Krijimi i një linje hekurudhore është i domosdoshëm dhe i nevojshëm, thotë edhe Florim Grajçevci, profesor në Universitetin e Prishtinës. Sipas tij, krijimi i infrastrukturës hekurudhore, do të sillte mundësi të reja të zhvillimit të ekonomik ndërmjet këtyre dy shteteve.

“Krijimi i një lidhjeje hekurudhore Kosovë-Shqipëri, ndoshta për momentin duket e pakapshme, por unë shpresoj se një ditë  do të jetë domosdoshmëri dhe do të realizohet. Nevoja është jashtë zakonisht e madhe, sepse me hapjen e linjës hekurudhore Kosovë- Shqipëri, krijohet mundësia e daljes së mallrave nga Deti Adriatik përmes Portit të Durrësit, në Evropën Juglindore. Unë me xhelozi e shikoj që ky projekt duhet të realizohet, kurdo që të bëhen kushtet”, shprehet profesori Grajçevci.

Që nga ndërtimi i autostradës Durrës - Morinë nga ana e Shqipërisë, dhe pjesës tjetër të rrugës Morinë- Merdar, të quajtur “ Ibrahim Rugova”, ndërtuar nga Kosova, janë shtuar ndjeshëm marrëdhëniet tregtare dhe fluksi i turistëve ndërmjet dy shteteve.

Ndërkaq, funksionimi i një linje hekurudhore Kosovë - Shqipëri, sipas ekspertëve,  do të ulte ndjeshëm kostot, trafikun e automjeteve, si dhe ndotjen e ambientit të shkaktuar nga djegia e karburanteve.

Po ashtu, linja hekurudhore Prishtinë - Prizren - Tiranë - Durrës, i mundëson dalje më të lehtë Kosovës në portet shqiptare, sidomos në Portin e Shëngjinit, port ky që shërben kryesisht për Kosovën.

 

Komente (6)

Blerimi14.10.2012/10:56

Fushate tipike parazgjedhore e partise ne pushtet, kinse po bejme dicka, ne fakt pjesa KlinePrizren, eshte jashte funksionit e qe eshte nje gjatesi rreth 60 km, andaj mendoj qe eshte nje propagande e radhes edhe kjo, si shume te tjera deri me tash.

toka14.10.2012/10:34

finansimin e hekur. duhet te jet i perbashket prej du qeverive shqiptare

Ermali14.10.2012/07:48

Sikur te ishim pak me vigjilent ne kosovaret per kete pune do te shpallnim edhe nje forme te HUASE POPULLORE sepse tek ateher do ta fuqizonim rrjedhen tone te ekonomise ne drejtimin e duhur.

hekurudha e vertet14.10.2012/00:06

Keto qka thone ketu keta servilje dhe lecka qeveritare te cillit ne fakt kurr ne jete te vete skan hypur ne tren,e verteta eshte se hekurudha e Kosoves prej st.Kline e deri ne Prizeren afer 60 km prej lufte po thuaj se kurr seshte perdore,shpejtesia maksimale eshte 20 km ne ore..si ne europ,qe do te thote qe kerkon investime maramendese,prej Prizerenit deri ne Shqiperi ka edhe 18 km te cillet ne fakt per neve jan 18000 km...por para zgjedhjeve bagetia e hane qdo mall te fresket...mjerim

shaipi13.10.2012/20:45

hekurrudha do te ndertohet siq u ndertu autoudha e kombit se ata qe na e sollen lirin do te na bien ekonomin e begatin

Faiku Drezden13.10.2012/17:45

Derisa shqiperis qato 83 km do ti kushtonin se paku nje milijard, pales Kosovare 18 km ne rrafsh di ti kushtonin dy milijarda. Seeeeeeeeeeeee....

1000  Karaktere
Prishtinė 29°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 29°CI kthjellėt
Shkup 31°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell