• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Lirimi nga TVSH-ja shtyhet deri në fund të vitit

Publikuar: 10.10.2012 - 16:10

Prishtinë, 10 tetor – Qeveria e Kosovës ka miratuar vendim-propozimin për Kuvendin e Republikës së Kosovës që të bëhet zgjatja e periudhës kalimtare të lirimeve nga Tatimi i Vlerës së Shtuar deri më 31 dhjetor të vitit 2014. Sipas këtij propozimi, zgjatja e periudhës kalimtare për lirim nga TVSH-ja deri në fund të këtij viti vlen për një mori lëndësh të para dhe makineri bujqësore, të listuara në Aneksin IV të Ligjit mbi TVSH-në, sistemet e ujitjes së tokave bujqësore, furnizimi me mallra dhe shërbime të financuara nga paratë e granteve të donatorëve në mbështetje të projekteve humanitare rindërtuese dhe integrimit evropian, furnizimet me mallra dhe shërbime të bëra për Kombet e Bashkuara, Bankën Botërore dhe organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare.

Është miratuar edhe vendimi preliminar për shpronësimin e pronave për ndërtimin e  autostradës Vërmicë-Merdarë, në zonat kadastrale Sllatinë e Madhe, Henc, Miradi e Epërme dhe Miradi e Poshtme, komuna e Fushë Kosovës, dhe zonat kadastrale Batushë dhe Preoc, komuna e Graçanicës.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu