• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Pretendentët mbajnë peng 75 për qind të Fondit të privatizimit

Publikuar: 05.10.2012 - 10:12

Prishtinë, 5 tetor - Fondi i privatizimit që tanimë kap vlerën prej 560 milionë eurove e që gjenden në mirëbesim, mbahet peng nga pretendentët në masën prej 75 për qind. Ndonëse është përshpejtuar procesi i likuidimit të ndërmarrjeve të privatizuara, Agjencia Kosovare e Privatizimit është e obliguar që në bazë të ligjit të lërë të pashpenzuara 75 për qind të mjeteve të përfituara nga shitja e aseteve deri në vërtetimin e kompanisë likuiduese. Këto mjete, që sipas zyrtarëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit janë të ruajtura në Bankën Qendrore, mund të shfrytëzohen vetëm atëherë kur merret vendimi se pretendentët nuk kanë hise në to.

”Mjetet e mbledhura nga procesi i privatizimit agjencia i mban në mirëbesim në depozituara në Bankën Qendrore të Kosovës, me vendim të Bordit të drejtorëve dhe pas shpërndarjes së mjeteve të një ndërmarrjeje, 20 për qind për punëtorët, 5 për qind shpenzime operative të AKP-së, sipas ligjit dhe 75 për qind për kreditorët e mundshëm të ndërmarrjeve, sipas Ligjit të AKP-së, mjetet e mbetura barten në Buxhetin e Kosovës”, ka thënë Ylli Kaloshi, zëdhënës i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, shkruan më gjerësisht sot “Koha Ditore”.

 

Komente (2)

Ilir Palloshi08.10.2012/10:11

Une akoma nuk e kam te qarte ,si kjo menyre
e privatizimit nuk parasheh kompenzim material per ish pronaret e ketyre
pronave te nacionalizuara?

Iliri

sala05.10.2012/14:29

seshte puna e pretendenteve po dikush po perfiton nga mbajtja e tyre ne vend se te ndahen mjetet e 20 puntoreve ato mbahen dhe luhet me listat e tyre me nga 6 muaj pretendentet dihen kush jane milionerat e Kosoves

1000  Karaktere
Prishtinė 23°CI kthjellėt
Tiranė 23°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell