AKP-së i ndalohet shitja e Grandit

Artikujt tjerė
- Miratohet ideja për blerjen e produkteve vendore nga institucionet e Kosovës
- Ambasadorja Tracey Ann Jacobson ka vizituar BQK-në
- Zyrtarët kosovarë, optimist për bërje biznesi
- GAP:Në rrjetin e KEK-ut janë investuar 180 milionë euro
- AKP-së i ndalohet shitja e Grandit
- Papunësia shënon rekord të ri në Eurozonë
- Rriten shkëmbimet e Shqipërisë me Kosovën
- Punimet në seksionin e pestë të autostradës i janë afruar fundit
- KASH, dokument pa perspektivë ekonomike
- BQK: Rritja ekonomike, nën parashikimet
Prishtinë, 2 tetor - Hoteli Grand nuk do të mund të njihet me pronarin e ri deri në vendimin final të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme rreth padisë që ish-blerësi, Zylqef Berisha, e ka bërë kundër vendimit të AKP-së për tërheqje të aksioneve. Kjo pasi Dhoma e Posaçme ka vendosur masën e përkohshme e cila i pamundëson AKP-së që të qesë në shitje këtë hotel deri në një vendim final të kësaj dhome rreth padisë së ish-blerësit.
Kolegji i Apelit vendosi që ta aprovojë masën e përkohshme - ndalim të tjetërsimit të aksioneve nga NewCo Hotel Grand, te palët e treta. Andaj, AKP-ja urdhërohet të mos e ndryshojë gjendjen e tashme deri në marrjen e vendimit përfundimtar mbi meritat dhe në asnjë mënyrë nuk mund ta tjetërsojë, ndryshojë apo ta ngarkojë këtë pronë kontestuese, thuhet në aktvendimin e Dhomës së Posaçme e Gjykatës Supreme e cila ka ekskluzivitetin për tu marrë me lëndët që kanë të bëjnë me ndërmarrje shoqërore që menaxhohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.
Ky vendim për ndalimin e shitjes së Grandit është marrë pasi Kolegji i Apelit që është shkalla e dytë e Dhomës së Posaçme është bindur nga ana e blerësit se shitja eventuale do të shkaktonte dëme të pariparueshme.
Vendimi i lëshuar nga Kolegji i Apelit i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme ka të bëjë vetëm me kërkesë për masë të përkohshme dhe nuk paragjykon vendimin përfundimtar mbi meritat e padisë.
Më 8 qershor 2012 ish-blerësi Zylqef Berisha kishte parashtruar padi në DhPGJS me të cilën e kundërshtonte vendimin e Bordit të Drejtorëve të AKP-së të datës 31 maj 2012 për zbatimin e tërheqjes së aksioneve të NewCo Grand Hotel.
Ish-blerësi kishte thënë se deri më tani janë investuar hiç më pak se 31 milionë e 534 mijë e 806 euro (gjerësisht në Kohën Ditore).


skifteri02.10.2012/09:52
Kur e pat ndertue Mahmut Bakalli ne kohen e tij ky objekt pat kushtue 32 milion dollar. Por ky Berisha ka gabue rand se ia ka nderrue pamjen Grandit. Une mendoj se me gjdo kusht grandit duhet rikthye pamjen e maparme. Une ju rikujtoj se dizajnin e Grandit e pat krijue nji shqiptar ateher me renome superiore me mbijemer Rodiqi. E sot me i hjek mermerat qe bajn drit naten e me i vnu teneqe te bojatisme mue me duket, ashtu edhe siq po duket.














Rahmani02.10.2012/22:14
Cfar genjeshtre e blersit te hotelit "GRAND"! THot se jan investu 31 milion e 534 mije e 8O6 Euro, e ne realitet as 3 milion e 1OO mije vetem per ta pengu rishitjen nga APK!
Jo vetem Grandi, por edhe disa prona shoqerore te shitura duhet te rishiten nga APK, sepse AKM kia ber shum spekulime e keqperdorime me rastin e shitjes te pasuris shoqerore!
Me qindra mijra puntor kan ngel rrugve tue i perjashtu nga fabrikat e ndertuara me kredi te cilen e kan pagu me djersen e vete!
Kjo eshte nje fatkeqesi e madhe jo vetem per punetoret, po per popullin ne pergjithesi!