• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Qarkullimi në Panairin e bletarisë, mbi 46 mijë euro

Publikuar: 23.09.2012 - 20:34

Prishtinë, 23 shtator - Brenda tri ditëve, sa ka zgjatur Panairi i bletarisë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, ekspozuesve u ka sjellë përfitime të konsiderueshme. Sipas të dhënave të Lidhjes së Bletarëve të Kosovës, gjatë këtyre tri ditëve janë shitur gjithsej 4 mijë e 28 kilogramë mjaltë, në vlerë prej 40 mijë e 280 euro.

Kryetari i kësaj shoqate, Haxhi Demukaj ka thënë se në këto të dhëna nuk është përfshirë edhe shitja e nënprodukteve të tjera të mjaltës, e cila sipas bletarëve, ka qenë rreth 6 mijë euro, raporton KTV.

Ky sukses i arritur ka shtyrë Ministrinë e Bujqësisë që të fokusohet më shumë në organizimin e panaireve. “Për shkak të motit me shi në ditën e parë, kemi pritur se shitja do të jetë shumë më e vogël. Por, mjalti cilësor i bletarëve tonë, për të cilën ka kërkesë të madhe edhe nëpër pika shitëse, mendojmë se ka bërë që konsumatorët të blejnë sasi më të madhe për t’i ruajtur edhe si rezerva”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj.

Në panairin e bletarisë “Kosova 2012”, i cili ka qenë i hapur deri të shtunën në mbrëmje, prodhimet e mjaltës i kanë ekspozuar më shumë se 50 bletarë.

Komente (1)

sallah ademi16.01.2013/20:00

mir gzohem qe ka bletar shqiptar por sa jan te permbajtet bletaret tan shqiptar te bleta dhe adhurimi bletes, un perso nalisht mendoj se shumica e bletarve nuk jan bletar por tregtar tmjalti ju pershendes ,

1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 18°CShi i lehtė
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu