• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

APIK promovon Kosovën në New York dhe Washington DC

Publikuar: 20.09.2012 - 16:53

Prishtinë, 20 shtator - Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane, Ambasadën e Kosovës në Washington, si dhe me Ministrinë e Diasporës, nga sot e deri më 27 shtator organizon mision tregtar të bizneseve kosovare në SHBA.Delegacionit, i cili udhëhiqet nga zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari – Lila, i janë bashkëngjitur mbi 50 biznese nga Kosova, me qëllim të promovimit të produkteve vendore, krijimit të partneriteteve të mundshme biznesore, si dhe promovimit të investimeve të suksesshme që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në Kosovë.

Sipas komunikatës së MTI-së, atje do të zhvillohen edhe takime B2B (biznesmen me biznesmen) në Washington dhe New York.

Më 24 shtator do të organizohet Konferenca për promovim të bashkëpunimit dhe investimeve në Washington. Gjatë qëndrimit në SHBA, delegacioni kosovar do të vizitojë disa kompani amerikane. Duke qenë se Kosova gëzon të drejtën e preferencave tregtare me SHBA (GSP), që nënkupton eksport të produkteve kosovare pa taksë doganore, promovimi i produkteve kosovare për eksport është tejet i rëndësishëm. Aktualisht kompanitë si: “Stone Castle”, “Ftutex”,  “AskFood”  e disa kompani tjera kosovare janë duke e shfrytëzuar këtë mundësi të eksportit me tarifë doganore zero. Këto janë vetëm disa fakte që tregojnë se SHBA-ja ofron një potencial të mirë të bashkëpunimit me bizneset kosovare.

Ndryshe nga eksportet, në Kosovë gjatë vitit 2011 kemi pasur 14.3 milionë euro investime të huaja direkte nga SHBA-ja, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti investimet e huaja nga ky shtet mik arritën vlerën 2.4 milionë euro.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 36°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell