• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Njerëzit e pasur në vitin 2012

Publikuar: 20.09.2012 - 11:11

New York, 20 shtator  - Revista “Forbes” thotë se në vitin 2012 të pasurit kryesisht janë bërë edhe më të pasur, meqë vlera neto e listës së 241 anëtarëve është rritur, ndërsa pasuria e 66-ve sish ka rënë.

Bashkëhemeluesi i Microsoftit, Bill Gates, mbetet amerikani më i pasur, tash 19 vjet  renditet i pari në listën e të 400-ve të Forbes . Asetet neto të Bill Gajts vlejnë 66 miliardë dollarë.

Vendin e dytë në listën e përpiluar nga revista amerikane e biznesit "Forbes", përsëri e mori kreu i kompanisë "Berkshire Hathaway", Warren Buffett, me 46 miliardë dollarë, dhe pozitën e tretë e mbajti bashkëthemeluesi i IT "Oracle", Larry Ellison , "i rëndë" 41 miliardë dollarë, njoftoi Associated Press.

Në vijim janë vëllezërit Charles dhe David Koch, bashkëpronarët e "Koh indastriz", e cila merret me përpunimin e naftës, pasuria e të cilëve u vlerësua në 31 miliardë dollarë.

Disa anëtarë të familjes Walton, themeluesit të zinxhirit të shitjes me pakicë, "Wal-Mart", ka avancuar në listën e 10 amerikanëve më të pasur, nga e cila  kanë rënë investitori George Soros, dhe themeluesi i kazinove "Las Vegas Sands Corp", Sheldon Adelson.

Kryetari i Bashkisë së New Yorkut dhe themelues i "Bloomberg", Michael Bloomberg,  është përsëri në mesin e 10 amerikanëve më të pasur, me një vlerë neto të llogaritur prej  25 miliardë dollarësh.

Themeluesi i kompanisë "Zinga", prodhuesit të video lojërave për rrjetet sociale, Mark Pincus, dhe themeluesi i internetit për të shitur kuponat në internet "Grupon", Erik Lefkofski, nuk janë më në listë.

Themeluesi i "Facebook", Mark Zakerberg, ende rangohet në listën e të pasurve, por është humbësi më i madh në mesin e pasanikëve amerikanë, meqë dalja e këtij rrjeti sociale në tregun e aksioneve, në maj, rezultoi me një rënie të madhe të vlerës së kompanisë.

Zakerberg ra në pozitën e 36-të nga e 14-ta, që e kishte në listë.

Megjithatë, edhe pse ka humbur më shumë para se që fitoojnë shumica e njerëzve gjatë jetës, pasuria e tij vlerësohet ende në 9,4 miliardë dollarë, njoftoi "Forbes".

Në listën e "Forbes" janë 45 gra, në krahasim me 42 në vitin e kaluar, duke përfshirë moderatoren televizive Oprah Winfrey, e cila zë  vendin e 151-të.

Top-lista e dhjetë amerikanëve më të pasur të  "Forbes 400”:

1. Bill Gates, 66 miliardë $
2. Warren Buffett, 46 miliardë $
3. Larry Ellison, 41 miliardë $
4. Charles Koch, 31 miliardë $
5. David Koch, 31 miliardë $
6. Christie Walton dhe familja, 27,9 miliardë $
7. Jim Walton, 26,8 miliardë $
8. Alice Walton, 26.3 miliardë $
9. S. Robson Walton, 26,1 miliardë $
10. Michael Bloomberg,   25 miliardë $

Komente (1)

rexhepbruksel20.09.2012/11:36

edhe un i kom nč konto nja dy mij euro qe njčzet vjet qč punoj,nčse ju bčjn punč kčtyre po jua jap.

1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell