Pushuesit nga Kosova kryesorët në bregdetin shqiptar

Artikujt tjerė
- Njerëzit e pasur në vitin 2012. pasur
- Kompania Gacaferi, model për prodhuesit e Kosovës
- FMN e BB nisin vlerësimin e sektorit financiar të Kosovës
- Turizmi i Shqipërisë merr notë pozitive nga Këshilli Botëror
- Tenderi gjashtëmilionësh i KEK-ut, në Prokurorinë Speciale
- Pushuesit nga Kosova kryesorët në bregdetin shqiptar
- Azerbajxhani si Shqipëria, interes për gazsjellësin TAP
- Pritet rritje e tatimit në të ardhura personale
- Biznesmenët ankohen në politika të pafavorshme
- BSPK, shumica e deputetëve për ndërprerjen e privatizimit
Tiranë, 17 shtator - Shtetasit nga Kosova vazhdojnë të mbajnë pozitën e liderit edhe këtë vit për sa i përket numrit të pushuesve në Shqipëri, shkruan sot Koha Ditore. Ndërkohë që gjatë këtij sezoni veror Shqipëria ka njohur një rritje të numrit të vizitorëve në masën 8% krahasuar me një vit më parë. Shtetasit nga Kosova, por edhe vizitorë me shtetësi maqedonase, kryesisht me kombësi shqiptare, përbëjnë numrin më të madh të pushuesve që kanë vizituar Shqipërinë në sezonin veror 2012. Nëse shtetasit nga Kosova vazhdojnë të mbajnë pozitën e liderit edhe këtë vit, rritjen më të madhe e kanë shënuar vizitorët nga Maqedonia me një rritje prej 22% krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i vizitorëve nga Kosova ka shënuar një rritje prej 9-10%. Kështu, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme në Shqipëri, në tre muajt e sezonit veror kanë hyrë në Shqipëri rreth 350 mijë vizitorë nga Kosova, nga 319 mijë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë që në bazë të përllogaritjeve vizitorët nga Kosova kanë njohur rritje gjatë pesë vjetëve të fundit, vizitorët nga Maqedonia kanë njohur një rritje të madhe për vitin 2012. Sipas të dhënave të operatorëve turistikë, kryesisht menaxherë të hoteleve në Plazhin e Durrësit, konfirmojnë se gjatë qershorit ka pasur rritje të ndjeshme të turistëve nga Kosova , të cilët kalojnë fundjavat në plazhet shqiptare. Kjo falë rrugës së re Milot-Kukës-Morin dhe modernizimit të një pjese të rrugës që lidh Prishtinën me pikën kufitare të Morinit. Sipas të dhënave nga operatorët, turistët kanë qëndruar më shumë në Durrës dhe Vlorë, por gjatë këtij viti ka pasur gjithashtu një numër të konsiderueshëm të turistëve në Velipojë dhe Shëngjin, falë përmirësimit të infrastrukturës dhe njësive akomoduese. Një fakt pozitiv që vihet re në të dhënat më të fundit të hyrjeve të të huajve në Shqipëri është rritja e peshës së të huajve në sektorin e turizmit, që është në fakt edhe synimi i Qeverisë shqiptare, por edhe i operatorëve turistikë. Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë, gjysma e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë qershor-gushtit të këtij viti kanë qenë shtetas evropianë, amerikanë dhe të tjerë. Dominancën e kanë italianët, numri i të cilëve këtë verë ka arritur në rreth 60 mijë veta. Në fakt, të dhënat nga operatorët turistikë konfirmojnë se italianët kanë interes në rritje për pushimet në Shqipëri, sidomos në dy vitet e fundit. Një tjetër shifër pozitive është ajo e gjermanëve, hyrjet e të cilëve po rriten me shpejtësi. Nëse në vitin 2007, në Shqipëri kanë hyrë vetëm 28 mijë gjermanë, në 2011 kjo shifër është 3-4 herë më e lartë, me rreth 78 mijë vizitorë. Nga shifrat e Ministrisë së Brendshme rezulton se gjatë këtij sezoni veror kanë ardhur mbi 48 mijë gjermanë në Shqipëri dhe ndryshe nga italianët, numri i tyre është rritur ndjeshëm në muajt e nxehtë. Kjo konfirmon se gjermanët kanë ardhur në pjesën më të madhe për motive turizmi. Edhe shtetasit britanikë kanë pasur një rritje të shpejtë në hyrjet e tyre gjatë 4-5 vjetëve të fundit. Në vitin 2011, rezulton se kanë hyrë në vendin tonë rreth 78 mijë turistë britanikë , 1.5 herë më shumë se në 2007-n. Gjatë sezonit veror të këtij viti kanë ardhur në Shqipëri mbi 40 mijë britanikë, por këtu përfshihet edhe një numër i konsiderueshëm shqiptarësh që kanë fituar nënshtetësinë angleze. Çekët janë gjithashtu turistë besnikë të Shqipërisë, që megjithëse ende modestë në numër, po shënojnë rritje. Gjatë kësaj vere, mbi 5600 çekë kanë zgjedhur vendin tonë për pushimet. Ata preferojnë kryesisht Veriun e Shqipërisë, Thethin apo Valbonën.


Fadil Loku17.09.2012/22:47
O Popull i dashure shqipetar, mos i ndegjoni komentaret qe shkruhen nga njerzit analfabeta qe nuk dine perte hunes vete ma shum.
Se bregdeti SHqipetare eshte me i bukuri ne bote.
Kurse kta si Agimi jane njerzi prapagandedues qe nuk ja dojne te miren kombit shqipetar.
Ju pershendes

andi sokoli17.09.2012/20:38
Megjithse keto shifra me duken si shume te fryera nga mb por gjithsesi te them te shkosh njehere nga jugu i shqiperise per te pare nese ka vetem shqiptar dhe serb apo edhe te tjere madje kishe ber mire te shkoje vetem sa per te hapur pak syte sepse me ane te komentit te le te kuptosh qe je nje cope injoranti qe kalon gjith jeten duke share dhe urryer!

Agimi17.09.2012/13:29
kosovaret, Maqedonet dhe disa serbe se tjeterkush nuk shkon atje per pushime.














loni20.09.2012/11:20
krejt jan rrena , ajo eshte e vertet se kan hy 350 mi kosovar po spo tregojn se 250 mi e kan vazhdu per ulqin hehehe nuk jena krejt populli budall jo